Arbër Musliu, asambleist nga Vetëvendosja në Kuvendin Komunal të Gjilanit, projektiN në vlerë mbi 3.5 milion euro mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gilanit, e ka vlerësuar si një nismë të rëndësishme për të avancuar mirëqenien sociale.
Sipas tij, ky projekt që përmban ndërtimin e një qendre ditore për të moshuarit, një kuzhinë popullore dhe një bujtinë për studentë, do të jet një zgjidhje e mirë, për këtë kategori shoqërore.
Ai ka theksuar se në një kohë kur nevojat sociale janë të rëndësishme, ky projekt paraqet një hap pozitiv drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për ata që janë më të prekurit nga sfidat shoqërore dhe ekonomike./GJILANI INFO/



