Dy raste vjedhjesh të rënda, kanë ndodhur në Zhegër të Gjilanit, raste këto për të cilat ka njoftuar Policia.
Në njërin prej rasteve janë vjedhur para dhe stoli ari, kurse në rastin tjetër, një pistoletë me leje dhe 50 fishekë e para, stoli ari si dhe DVR-in e kamerave.
Por, për asnjërën prej rasteve nuk raportohet për të arrestuar, dhe të njejtat raste janë duke u hetuar.
Sipas personave që kanë raportuar në Polici per rastet, thuhet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës kur nuk ishte askush në shtëpitë ku janë bërë vjedhjet./GJILANI INFO/
·


