Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gilanit, Naim ef. Aliu uron besimtarëve muajin e Ramazanit!
Lajme Lokale

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gilanit, Naim ef. Aliu uron besimtarëve muajin e Ramazanit!

adminBy adminMarch 10, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Të nderuar besimtarë!
Vëllezër e motra!
Nesër, besimtarët myslimanët anë e kënd botës nisin agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, këtij adhurimi njëmujor, i cili për nga rëndësia, mësimet dhe objektivat është më shumë se thjesht një adhurim. Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë sonë Islame e të cilin e kanë trajtuar gjerësisht Kurani dhe Syneti. Andaj më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkaësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta përjetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij.
Ne na ndajnë vetëm edhe disa orë nga fillimi i agjërimit të muajit të Ramazanit, muaji i mëshirës, i faljeve, i lutjeve, reflektimit, pendimit e shpëtimit. Muajin kur besimtarët shtojnë lutjet e ibadetet, rrisin ndjesinë e përkushtimit ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e ndaj familjes. Po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmës e bamirësisë. Muaj në të cilin edhe lutjet drejtuar Zotit pranohen më shumë, muajin e mirësive të panumërta.
Agjërimi për besimtarët është një adhurim që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe të ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen.
Besimtari përmes agjërimit më së miri shpreh përkushtimin e tij, bindjen e tij, sinqeritetin e tij ndaj Krijuesit të Madhërishëm, të Cilit i përkushtohet me devocion e dëshirë të plotë, ngase agjërimi bëhet vetëm për Të, të bindur që Krijuesi do ta shpërblej në botën tjetër.
Për këtë Allahu xh.sh., në Kuran thotë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë….. “.
Të nderuar besimtarë!
Ramazani është muaj më vlerë e rëndësi të veçantë për besimtarët myslimanë sepse në këtë muaj Allahu xh.sh., filloi zbritjen e Kuranit te Muhamedi a.s., libër udhëzues të cilit kemi nevojë në vazhdimësi t’i referohemi për çdo nevojë.
Andaj nga ne kërkohet që gjatë këtij muaji t’i shtojmë adhurimet tona, t’i shtojmë veprat e mira, të jemi më solidar e human, më social, më tolerant e mirëkuptues se gjatë muajve të tjerë, ngase edhe vet i Dërguari i Zotit Muhamedi a.s., gjatë Ramazanit shtonte ndjeshëm adhurimet e përkushtimet, ndihmën e solidaritetin me të tjerët.
Muaji i Ramazanit për ne përveç tjerash sjell edhe dy momente të veçanta syfyrin dhe iftarin, të cilat në kohën që po jetojmë marrin vlerë e rëndësi edhe më të madhe sepse na ofrojnë e bashkojnë edhe më shumë atëherë kur jemi të ulur pranë sofrës me të dashurit tanë.
Ramazani është muaji i mëshirës, rahmetit e solidaritetit, ndaj edhe gjatë këtij muaji ju ftoj që të lutemi që ky muaj i madh, posaçërisht me ibadetin e agjërimit, të jetë një reflektim për ndaljen e konflikteve, trazirave e gjakderdhjeve në vatrat e krizës, e njerëzimi të jetoj në paqe e lumturi.
Të dashur besimtarë, Vëllezër dhe motra!
Në fund, më lejoni t’iu uroj për ardhjen e këtij muaji të bekuar, të gjithë besimtarëve të besimit islam kudo që ata gjenden, duke e lutur Zotin që të na lehtësojë agjërimin dhe të gjitha adhurimet tjera, të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit, si dhe të na fali e të na mëshirojë!
Urime të gjithëve muaji i Ramazanit!
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
Naim ef. Aliu
10.03.2024
Gjilan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kosovë Lindore

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

By adminOctober 26, 2026

Shkruan: Arbër Musliu Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë vetëm në përpjekjet e…

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.