Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » KPF ka hapur rrugën për këmbimin e pronës komunale me pronën shtetërore për nevoja të FSK-së
Lajme Lokale

KPF ka hapur rrugën për këmbimin e pronës komunale me pronën shtetërore për nevoja të FSK-së

adminBy adminFebruary 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, në mbledhjen e sotme, pas një debati polarizues në relacionin pozitë-opozitë, ka rekomanduar për Kuvend propozim-vendimin për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e shtetërore si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patentë-shofer, të cilat i ka arsyetuar drejtori i Kadastrës, Bekim Salihu.

Ai ka thënë se këto prona, shumica prej tyre në Livoç të Epërm, kërkohen për ndërtimin e një baze ushtarake për FSK-në, të cilës i janë marrë prona nga Komuna e Gjilanit për nevoja publike. Kurse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar një lokacion për ndërtimin e një Qendre rajonale për patentë-shofer në Gjilan.   

Unanimisht janë rekomanduar propozim-vendimi për subvencionimin e shtesave për lehona, ndryshim-plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, sikurse edhe komisioni rekrutues për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në IEAA, komisioni për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave, raporti i suksesit të nxënësve në gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, propozim-ndryshimi i një anëtari në përbërjen e KKSB, propozim-ndryshimi i një anëtari në komisionin komunal për vlerësimin e figurave dhe personaliteteve historike.

Po ashtu, KPF ka rekomanduar edhe shfuqizimin e planit për Integritet Komunal 2023-2027.

Ndërkaq u shtynë për më vonë, kërkesa e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera për vitin 2023, me arsyetim se materiali është i mangët, diskutimi rreth hapjes se drejtimeve të reja në shkollat profesionale që mundësojnë punësim të gjeneratave të reja, me arsyetim se ka ende kohë për shqyrtimin e kësaj pike, si dhe raporti i punës i kryetarit të Komunës për vitin 2023, me arsyetim se materiali nuk është dërguar ende. Me kërkesën e përfaqësuesit të LVV u shty për seancën tjetër edhe informata rreth manifestimit ‘Flaka e Janarit’ 2024./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.