Aksidente trafiku, shqiptim të tiketave gjobitëse, arrestime dhe paraburgosje ka patur edhe gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, bëhet e ditur sot përmes raportit të fundit nga Policia e Kosovës.
Statistikat e përgjithme të raportit në fjalë, ofrojnë shifrat se gjithandej vendit të kenë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej tyre 8 me lëndime dhe 28 me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 19 tiketa gjobitëse të trafiku publik rrugor.
Nga ana tjetër, shifrat zyrtare policore bëjnë me dije se po për të njëjten periudhë kohore janë arrestruar 8 persona si dhe 7 të tjerë janë paraburgosur./GJILANI INFO/


