Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Laureat të vitit 2023: Drilon Ibrahimi në sport dhe Kastriot Zeqiri e Arlind Demiri në kulturë
Lajme Lokale

Laureat të vitit 2023: Drilon Ibrahimi në sport dhe Kastriot Zeqiri e Arlind Demiri në kulturë

adminBy adminJanuary 30, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, ka shpallur dje laureatët e viti 2023 në lëmin e sportit dhe kulturës. Çmimin e Laureatit për vitin 2023 në kulturë e morën Kastriot Zeqiri dhe Arlind Demiri, solistë të Ansamblit “Kemajl Azizi”. Ndërkaq në sport u shpall shenjëtari i normave olimpike, Drilon Ibrahimi.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Valmir Sahiti, në ceremoninë e ndarjes së çmimit për laureatët e vitit 2023, theksoi se drejtoria në fjalë ka qenë e përkushtuar në mbështetjen e grupeve artistike dhe klubeve sportive, që të krijoj kushte, por edhe të krijoj mundësi për pjesëmarrjen në gara të ndryshme, si brenda po ashtu edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Ai përmendi rezultatet e arritura përgjatë vitit 2023, duke i veçuar disa nga ato, ndërkohe ka falënderuar gjithë sportistët e artistët për përkushtimin në arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme. Sahiti, gjithashtu ka folur edhe për punën që parashihet të bëjë kjo drejtori gjatë vitit 2024.

Një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni e mbajti edhe kryesuesi i Kuvendit komunal Bekim Azizi, i cili ka inkurajuar sportistët dhe artistët për angazhim të vazhdueshëm, kurse ka paraqitur edhe nevojën për investime më të mëdha në kulturë dhe sport.

Për më të dalluarit në fushën artistike e sportive për vitin 2023, janë ndarë mirënjohje e falënderime, por edhe çmimet për ata që treguan rezultate të kënaqshme përgjatë vitit që shkoi.

Në këtë ngjarje që u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Vitisë, tuboi përfaqësues nga bota e artit , kulturës e sportit të kësaj komune, me që rast ishte i pranishëm pos drejtorit të DKRS-së Valmri Sahiti edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe të tjerë.

Në fushën e kulturës, pos laureatëve të vitit, çmime iu ndanë edhe

Bardhyl Osmanit si valltari më i mirë i vitit 2023.

Imer Ajeti-Për kontribut në artin pamor.

Mujë Berisha, Isak Ahmeti dhe Fadil Abazi u nderuan për kontributin në letërsi.

Arsim Abazi – Për ndërkombëtarizimin e kulturës dhe folklorit.

Arianit Hetemi – Për kontributin në përfaqësimin të kulturës jashtë kufijve.

Kurse në sport:

Drilon Ibrahimi- Sportisti i vitit

Enver Halili-Trajner i vitit

Adnan Ramadani – Vullnetari i vitit

KFF Presingu- Klubi më i suksesshëm

KB Vitia-Klubi më aktiv

Mustafë Tafa- Punëtori Sportiv.

Gjithashtu, sektori i Bibliotekës së Qytetit, ka veçuar lexuesit e saj të rregullt. Medina Rrustemi, nxënëse e klasës së IV dhe Suela Mustafa, gjithashtu nxënëse e klasës së IV, janë shpallur lexueset e vitit 2023 në sektorin e fëmijëve, i ka nderuar me mirënjohje në kuadër të aktivitetit ku u shpallën laureatët e vitit 2023.

Nga sektori i të rriturve, si lexuese e dalluar u vlerësua studentja, Dorona Kamberi.

Në këtë ngjarje u tha se këto vajza janë shembulli më i mirë se si brezat e rinj duhet t’i kushtojnë rëndësi leximit, dhe të kultivojnë dashurinë për librin, në këtë kohë kur leximi sfidohet nga bota e teknologjisë

Në fund të këtij evenimenti, me mirënjohje të veçanta janë nderuar edhe post-mortum disa punëtorë të dalluar sportiv e kulturor./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.