Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ora e mediokërve
Kulturë

Ora e mediokërve

adminBy adminJanuary 21, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Azem Shkreli

Për kulturën e një populli, jo vetëm për kulturën, koha më e ligë është koha e mediokërve. Jo pse ata sjellin e krijojnë kohën e ligë, sado që i ndihmojnë të krijohet, por se me shfaqjen dhe praninë e tyre tregojnë sa është ora në një kulturë e shoqëri. Shfaqja e mediokërve bëhet shpejt, vërshuese, pushtuese dhe pastaj sunduese. Ajo nxjerr krye në tregun e lëkundur të vlerave dhe merr misionin përmbysës të këtij tregu. Interesi i mediokërve është pikërisht lëkundja, zhvendosja dhe përmbysja.

Mediokrit janë, në mënyrë latente, të armiqësuar me hierarkinë e vlerave. Ata janë të interesuar ta shkonstituojnë dhe ta shpërbëjnë përherë rregullin civilizues të kësaj hierarkie. Jo për të përsosur dhe ngritur shkallat dhe pikët kulmore të saj, të cilat s’i arrijnë dhe s’i prekin dot, po për t’i rrafshuar ato, për t’i shpallur të gabuara, joekzistente, dhe të padrejta ndaj tyre, sipas kaçikut të tyre të cilin e cilësojnë pikërisht hapat e imtë e të vocërr, mundësitë e kufizuara krijuese e vepruese. Shkonstituimi, përmbysja dhe rindërtimi, masë e të cilit do të jetë patjetër personaliteti dhe vepra e tyre modeste në fushat e të cilëve, zakonisht, u shpifen, u premton atyre të vetmen gjasë, sado të rreme, ta vënë lart e më lart gurin e tyre në ngrehinën e vlerave, sado të rreme.

Mediokrit kurrë nuk lirohen nga kjo lakmi e tyre, nga ky mëtim i tyre fatkeq. Dalëngadalë, prirja e tyre e kufizuar për të bërë diç të vetën, shterpësia e vullnetit të tyre për t’u përmendur e për t’u dalluar, vetë e ushtron mjeshtërinë e prosperimit të lehtë e të pamundimshëm. Ata sogjojnë me vigjilencë të posaçme të mos u kapërcejë asnjë gjasë dhe asnjë mundësi e tillë.

Mediokrit kanë një epërsi të pakontestueshme. Ata përherë bëjnë shumicën. Ky raport i favorit të tyre është i përhershëm. Kjo ndodh për shkak të një fakti përherë të pandryshueshëm dhe, për fat të mirë, të pamëshirë: Asnjë kulturë, asnjë fushëveprim i rëndësishëm, në asnjë kohë dhe në asnjë histori nuk ka patur fatin që shumicën ta bëjnë më të mirët krijues e veprimtarë, më të mirat vlera. Atë përherë e kanë bërë dhe do ta bëjnë ata që ndodhen përfundi tyre dhe nga masa e të tillëve rekrutohet përherë armata e madhe e mediokërve.

Duke qenë shumicë, mediokrit rreshtohen e organizohen shpejt dhe pa mosmarrëveshje të mëdha. Si rreth njerëzish të cilët i afron dhe i lidh fati i njëjtë, domethënë i horizonteve, i prirjeve e i mundësive të kufizuara, ata krijojnë shpejt rrjetin e tyre, duke pushtuar sa më shumë hapësirë. Rreth vetes i rreshtojnë e i afrojnë të vetët, domethënë ata të cilët i dinë si veten, sepse mes të njëjtëve e të barabartë për nga mundësitë, jo por për nga pamundësitë, konkurrenca nuk është as e drojshme as e vështirë. Ajo u jep të gjithëve gjasë të barabartë të duken e të dallohen sado pak apo të mos dallohet asnjëri më shumë seç e konsiderojnë ata të lejueshme. Ndaj as lufta për të zënë e mbajtur kryet e karvanit, kur bëhet mes tyre, nuk është aq e ashpër. E vërtetë, ata të gjithë bëjnë një karvan pa krye. Ata regjenerojnë, dhe shumëzojnë vetveten. Pushteti i tyre, si pushteti i shumicës, përmes këtij lloji të barazimit të hansavet, që është një barazim të paaftësh, mund të zgjasë me pasoja të shumanshme dhe të shumëfishta.

Mbretëria e mediokërve shtrihet me agresivitet të posaçëm në kulturë, në art, në shkencë, në të gjitha fushat e ndjeshme e të rëndësishëm të jetës shoqërore. Ata nxitohen të marrin në duart e veta pikat kyçe të vlerësimit, të gjykimit, të vendosjes. Ata pushtojnë forumet, institucionet, mjetet e informimit publik, redaksitë, botimet, duke krijuar gjithandej dhe me shpejtësi të madhe mekanizma mbrojtës e refuzues ndaj shfaqjes, afrimit dhe depërtimit të kujtdo që mund t’ua kërcënojë shansën e madhe. Dhe, rrethi i tyre mbyllet. Nga ky rreth që ka prirja për zgjerim e shtrirje epidemike imitohen zëra të rremë të forumeve, të institucioneve, të kulturës, të shkencës, zëra të rremë të mediumeve, të opinionit dhe, qoftë larg, të popullit, të kombit. Imitohen, pra, zëra të “shumicës”. Mediokrit bëhen pozitë, sepse përfaqësojnë pozitën e shumicës. Të tjerët, ata që nuk i përkasin këtij rrethi të tyre, këtij lloji të shumicës, ata të cilëve u është përcaktuar fati të bëjnë përherë pakicën, janë opozitë. Radha e peshës dhe e shkallëve të vlerave çrregullohet. Promovohet anarkia e kompetencës së mendimit e të gjykimit kritik.

Asnjë vepër, asnjë vlerë e njëmendtët më nuk është e gjerë. Hapësira krijuese dhe vepruese në cilëndo fushë që përfshin lëngata e tillë mbushet me zbrazëti dhe amulli nëpër të cilën e kanë zor të lëvizin dhe të bëjnë shenj ide, projekte, vepra dhe vlera të njëmendta. Nëse nuk kapërthehen nga merimanga e heshtjes dhe indeferencës lënguese, e cila mbulon përherë mykun e amullive të tilla, ato do të goditen patjetër nga injorime, mënjanime, minimizime, margjinalizime e diskualifikime gjithëfarësh. Sepse, smira e mediokërve nuk duron të prishet rendi i studimit të saj. Ajo shqetësohet seriozisht nga çdo e arritur serioze e tjetrit, ajo rebelohet, xhindoset, bëhet ndëshkuese.

Gjë të re s’kemi thënë po thamë që strukturat e burokracive administrative dhe politike asnjë herë s’kanë dëshmuar vullnet e interesim të konfrontohen me regjime mediokrish dhe ky fakt nuk është i pashpjegim. Paaftësinë, mosprirjen, mosdijen dhe moskompetencën e tyre mediokrit përherë e kompensojnë me dëgjueshmëri shembullore.

Një grimëz konsideratë mbase gjendet për këtë raport brinjas mes mediokërve e krijuesve. Gjersa të parët, duke u përpjekur të nxjerrin kokën sado pak dhe në çfarëdo mënyre nga gëzhoja e trishtuese e anonimitetit, përpiqen për ekzistencë, të dytët përpiqen për më shumë se aq: ata përpiqen për rezultate që dallohen, që bëjnë shenjë, që bëjnë vlerat, për kulme që lëvizin zhvillimin. Dhe nëse në motivin e të parëve, megjithatë, ka diç njerëzore, motive i të dytëve është dyfish njerëzor dhe i domosdoshëm. Fatkeqsia e mediokërve, e kohës që i pjell dhe jona që i kemi, është se ata kurrë nuk janë të zotët ta kuptojnë këtë fakt.

Të përsërisim dhe ta përfundojmë: Për kulturën e një populli, jo vetëm për kulturën, koha më e ligë është koha e mediokërve. Cila është kjo koha jonë dhe sa është ora?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

By adminNovember 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari…

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.