Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu

October 9, 2026

Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku

October 9, 2026

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » “Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës” ishin dy filmat e radhës që solli për shikuesit “Film Flaka”
Kulturë

“Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës” ishin dy filmat e radhës që solli për shikuesit “Film Flaka”

adminBy adminJanuary 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nata e Dytë e “Film Flakës”, që po mbahet në kuadër të Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, para publikut gjilanas ka sjellë dy filma të metrazhit të shkurtër “Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës”, që të dy me temë përafërsisht të njëjtë, nga peripecitë e popullit shqiptar nëpër të cilat kanë kaluar në prag, gjatë dhe pas luftës më të fundit në Kosovë.

Nëpërmjet një familje gjashtëanëtarëshe nga Prishtina, filmi i metrazhit të shkurtër “Kanarinat e dinë” trajton gjendjen në Kosovë në prag dhe gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, ku personazhët jetojnë nën ankthin se çfarë do të sjellë e nesërmja. Ky film është i Kaltrina Krasniqit e në të cilin paraqiten aktorë të njohur kosovarë Luan Jaha, Auritë Agushi, Shengyl Ismajli, Sylejman Lokaj e të tjerë.

Filmi i Dytë i shfaqur në këtë mbrëmje “Daullet e rezistencës” futet në radhët e filmit dokumentar e në të rrëfehet për realitetin në Kosovë para luftës gjatë viteve të nëntëdhjeta, duke u përshkruar të gjitha momentet që ka kaluar Kosova që prej bashkëjetesës së rrejshme, demonstratave të minatorëve, përzënien e punëtorëve shqiptarë nga puna, largimin nga televizioni, helmimet e nxënësve, përzënien e tyre nga shkollat, mësimin nëpër shtëpi-shkolla e ku flasin nxënës e mësimdhënës të dikurshëm që organizuan mësimin nëpër shtëpi, shitore, bodrume, banesa private e gjetiu.

Në fakt ku film tregon për përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës organizimin e jetës nën kushte okupimi dhe marrjen formë të jetës nën kushte të tilla, por edhe për demonstratat e vazhdueshme deri te organizimi luftarak.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Mathieu Jouffre, që është edhe skenarist bashkë me Besa Lucin, që njëkohësisht ishte edhe producente.

Në mbrëmjen e fundit të “Film Flaka” do të shfaqen edhe dy filma të tjerë të metrazhit të shkurtër “Tisa” të Valter Lucajt dhe “Rojtari i Bjeshkëve” i Antoneta Kastratit.

“Film Flaka”, është pjesë e kalendarit të “Flakës së Janarit 2024”, pasi paraprakisht drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendrës Kinematografike e Kosovës, Blerta Zeqiri, kishin zyrtarizuar memorandumin e bashkëpunimit./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu

By adminOctober 9, 2026

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me diell dje vranësira, vende-vende mund të…

Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku

October 9, 2026

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu

October 9, 2026

Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku

October 9, 2026

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.