Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Hyseni: “Flaka…” përveç karakterit artistik, ka vlerën e historisë e peshën e madhe të trashëgimisë ndër breza
Kulturë

Kryetari Hyseni: “Flaka…” përveç karakterit artistik, ka vlerën e historisë e peshën e madhe të trashëgimisë ndër breza

adminBy adminJanuary 12, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në 33-vjetorin e filleve të manifestimit “Flaka e Janarit”, kreu i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me familjarë të heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe zyrtarë institucionalë, ka ndezur Flakadanin në platonë e Teatrit të Qytetit, në shenjë të nderimit e dedikimit ndaj sakrificës sublime të dëshmorëve të kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, si dhë gjithë dëshmorëve tjerë të rënë për liri në periudha të ndritshme të historisë kombëtare, duke filluar nga epoka e Skënderbeut e këtej.

Kryetari Hyseni shprehu kënaqësinë që po fillon manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, të cilin e cilësoi unik për nga struktura përmbajtjesore në mbarë hapësirën shqiptare e më gjerë.

“Po fillojmë këtë manifestim në 40-vejtorin e vrasjes së dy heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Atëbotë Rexhep Mala 33-vjeçar e Nuhi Berisha 23 vjeçar, të cilët në shtetrrethim të paparë ndonjëherë, luftuan kundër forcave që ishin pakrahasimisht më të shumta në numër dhe më të pajisura në armatime, duke rezistuar dy ditë rresht, për t’u bërë të përhershëm e përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive, si dhe për të përforcuar me gjakun e tyre rrugën e lirisë e cila do të kulmonte në vitin 1999 me clirimin e Kosovës”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni vuri në dukje më tej peshën, rëndësinë dhe jehonën që ka dhe do të ketë ndër breza manifestimi “Flaka e Janarit”.

“Ky Manifestim përveç si aktivitet kulturor e artistik, ka vlerën edhe të historisë e peshën e madhe të barrës që duhet të bartin brezat që vijnë më pas, për rrugët që kanë trasuar dhe përgatitur për ne, e sidomos për ata që bartin sot përgjegjësitë publike, që të vazhdojë të jetë e ndershme ajo rrugë dhe të punohet me përkushtim të madh për të sjellur vendin tonë e popullin tonë në një gjendje më të mirë për vitet që vijnë e kohën që na pret”, shtoi Hyseni.

Kryetari Hyseni theksoi rëndësinë e madhe të vazhdimësisë së traditës, që aktivitetet e përgatitura përgjatë rrjedhës së manifestimit nëpër shtyllat përkatëse të përcillen sa më shumë, përfshirë ekspozitën e hapur enkas në nismën e edicionit të këtij viti, në mënyrë që mesazhi i sakrificës sublime për vendin të përcillet ndër brezat që vijnë e që do të jetojnë në vendin tonë me popullin tonë.

Në ceremoninë e ndezjes së Flakadanit kryetari Hyseni apeloi tek artdashësit që të kontribuojnë që “Flaka e Janarit”, të jetë një manifestim me vlerë artistike por edhe kombëtare e historike, veçmas për Gjilanin, sikurse edhe gjithë vendit tonë.

Në fund të ceremonisë hapëse të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, të pranishmit vizituan ekspozitën e prezantuar me temë: “Flaka ndër vite”, ekspozitë kjo kryesisht me fotografi e video, si dhe u shoqëruar me pika të zgjedhura artistike/muzikore.

Pas ndezjes simbolike të Flakadanit, të pranishmit vizituan dhe panë nga afër ekspozitën me fotografi e video, të titulluar “Flaka ndër vite”, e të hapur enkas, si dhe u shoqëruan me pika të zgjedhura artistike/muzikore nga artistja Arzie Jusufi./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

By adminNovember 24, 2026

“Peshorja digjitale në kuadër të Tregut të Kafshëve në Gjilan është në funksion të…

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.