Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » U inaugurua Laboratori STEM në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit
Lajme Lokale

U inaugurua Laboratori STEM në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit

adminBy adminOctober 17, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Duke synuar zhvillimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në realizimin e misionit të tij dhe realizimin e objektivave strategjike,  UKZ ka arritur të ketë Laboratorin STEM, i cili është mbështetur nga HERAS+, financuar nga Austrian Development Cooperation (ADA) e Austrisë.

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i UKZ-së, në fjalën e tij tha se  Laboratori STEM, do të forcojë zhvillimin e aktiviteteve në drejtim të programeve të reja të UKZ-së, sidomos në fushën e shkencave dhe teknologjisë. Rektori tha se në këtë proces studentët do të përgatiten me kompetenca për nevojat e tregut dhe të shoqërisë gjithnjë e më të avancuar teknologjikisht. Edukimi STEM tha Rektori, ka të bëjë me aplikimin e të menduarit krijues në projektet STEM, duke ndezur imagjinatën dhe kreativitetin e studentëve përmes teknologjisë.

Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative falënderoi ekipin e HERAS për përkrahjen në krijimin e laboratorit STEM. Ai tha se qëllimi i Laboratorit STEM është të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të procesit arsimor në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara (Matematikë, Informatikë), Fakultetin e Shkencave Kompjuterike (Teknologji, Informatikë) dhe Fakultetin e Edukimit (edukimi STEAM) për të adresuar nevojat praktike të studentëve dhe mësimdhënësve në lidhje me aftësitë e tyre profesionale në fushat STEM.

Sipas Dekanit Thaqi tani me laboratorin STEM akreditimi Institucional dhe akreditimi i programit të matematikës së aplikuar dhe programeve të tjera të studimit në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, si dhe zhvillimi i programit të studimit të Financës dhe Kontabilitetit të Aplikuar në kuadër të Fakultetit Ekonomik do të jetë më i lehtë.

Aqim Emurli drejtor i HERAS+ duke uruar UKZ-në për laboratorin, tha se ne fokusohemi që bashkëpunimi me Universitetet të jetë në nivelin strategjik dhe në vizionin e qartë të institucionit, me qëllim që pajisjet të përdoren në zhvillim të hulumtimeve shkencore dhe shërbime për komunitetin.

Studenti i UKZ-së Endrit Rexhepi ka prezantuar  pajisjet e laboratorit STEM, se si e çka mund të punohet me to.

Laboratori STE(A)M do të kontribuojë me sukses në mbështetje në aktivitetet mësimore/mësimdhënëse dhe kërkime në fushat STEM, do të ketë inkurajim e kreativitet dhe inovacion tek studentët,  do të bëhet promovimi i punës dhe bashkëpunimit në grup, do të mundësohet lehtësimi i përdorimit të teknologjisë për të mbështetur projektet, do të jetë më i lehtë zhvillimi dhe zbatimi i njohurive teorike në praktikë dhe zgjidhja e problemeve, rregullimi i orarit për të përshtatur një mënyrë të re të mësimdhënies dhe të nxënit, e po ashtu do të ofrojë zhvillimi profesional për të gjithë stafin në praktikat dhe parimet STEM.

Në laboratorin STEM, studentët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre shkencore, inxhinierike dhe matematikore duke përdorur teknologjinë për të krijuar, bashkëpunuar dhe përfunduar projekte – duke mësuar dhe zbatuar njohuritë për të gjetur zgjidhje për probleme të ndryshme.

Paisjet laboratorike STEM mund të mbështesin kurrikulën bazë duke përfshirë mjete shkencore dhe manipulime matematikore gjatë mësimeve. Për t’i çuar më tej këto aftësi inxhinierike dhe për të zhvilluar aftësitë e projektimit, studentët mund të përdorin mjete projektimi të ndihmuara nga kompjuteri si Printer 3D, Blender ose Tinkercad për të qenë krijues dhe për të dizajnuar forma 3D.

Këto modele më pas mund të shndërrohen në prototipa fizikë me ndihmën e një printeri 3D, Kodimi, Robotika, etj., për studentët, ose ata që duan të përparojnë përtej bazave të materialeve e projektimit, një teknologji e shkëlqyer për të ndërtuar aftësi për zgjidhjen e problemeve. Duke përdorur Shape Robotics, studentët mund të ndërtojnë lehtësisht robotët e tyre duke përdorur teknologjinë e klikueshme dhe më pas të zhvillojnë aftësitë e tyre të kodimit duke i bërë këta robotë të lëvizin. Një shembull tjetër i shkëlqyeshëm i softuerit që lejon studentët të krijojnë hapësira virtuale është Co-Spaces./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

By adminOctober 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit,…

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.