Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024

adminBy adminSeptember 29, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, sot, në vazhdim të mbledhjes së djeshme, ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, përgjegjës për Financa.

Opozita (LDK e PDK) e cila e ka shumicën në Kuvend, u deklarua kundër këtij propozim-buxheti, me arsyetim se është i planifikuar keq dhe si i tillë është i pa realizueshëm, ndërsa subjekti qeverisës (LVV) dhe partnerët e tij, vlerësuan se planifikimi është bërë mirë dhe kërkoi mbështetje nga të gjitha subjektet politike për miratimin e buxhetit.

Me 12 vota për dhe 16 kundër, Kuvendi dështoi ta miratojë buxhetin për vitin 2024 dhe vlerësimet e hershme 2025-2026 dhe pas kësaj, Kuvendi u detyrua t`i ndërpres punimet e mëtejme për mungesë kuorumi, pasi që LVV dhe partnerët e saj qeverisës e braktisën seancën.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke iu përgjigjur vërejtjeve, tha se mbi 50 projekte kapitale janë të planifikuara në vitin 2024 dhe një pjesë e tyre janë planifikim i hershëm për vitet 2025 dhe 2026, për të cilat nuk kërkohet planifikim i detajuar.

Sa i përket shpërndarjes së investimeve, kryetari Hyseni tha se vërejtjet nuk qëndrojnë, sepse projektet, të mëdha ose të vogla, janë të shpërndara gjithandej, ndërkohë që dha sqarime detaje për shumicën e projekteve.

Për më tepër, kryetari Hyseni tha se arsyet e opozitës për të mos e votuar propozim-buxhetin, janë të pa qëndrueshme.

‘Qasja për të përfaqësuar vetëm lokalitetin prej nga vjen një këshilltar, nuk është e mirë, sepse ne jemi këtu për më shumë se vetëm një fshat’, tha ai.

Përndryshe, buxheti i planifikuar për vitin 2024 është 34.221.119 euro. Nga grandet sigurohen 27.646.694 euro, kurse pjesa tjetër, 4.952.585 euro – nga të hyrat vetanake.

Nga ky buxhet, për paga dhe mëditje do të shfrytëzohen 15.980.563 euro, për mallra dhe shërbime – 6.721.932 euro, për shpenzime komunale – 680.081 euro, për subvencione – 1.757.592 euro dhe për shpenzime kapitale – 9.080.949 euro. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

By adminOctober 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit,…

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.