Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”

June 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
  • Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”
  • Bilanc i trafikut: 28 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 gjoba të shqiptuara
  • Zhduket një mashkull në Makresh të Epërm – Policia nis hetimet për rastin
  • Mbi 1,500 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Gjilanit
  • Moti sot me diell
  • Prokuroria e Gjilanit ngre gjashtë aktakuza për narkotikë, kanosje, sulm dhe vjedhje
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni prezanton para qytetarëve raportin 6-mujor të punës
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni prezanton para qytetarëve raportin 6-mujor të punës

adminBy adminJuly 17, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar para qytetarëve raportin 6-mujor të punës për vitin 2023.
Kryetari Hyseni theksoi se një punë e madhe është bërë edhe në sektorin e arsimit, duke përmendur renovimin e shkollave, blerjes së inventarit, laboratorëve e investimet në efiçiencë të energjisë në shkollat “Rexhep Elmazi”, “Mehmet Isai”, “Abdullah Tahiri”, “Musa Zajmi”, “Marin Barleti”, “Nazmi Hoxha” e “Abaz Ajeti”.
“Në këtë periudhë është përuruar çerdhja në Zhegër, ndërkaq çerdhja në lagjen Arbëria është në përfundim e sipër dhe kap vlerën e mbi 800 mijë euro, derisa jemi duke e ndërtuar edhe çerdhen tjetër në lagjen Qarku 1, e cila kap shifrën e afro 700 mijë euro. Në përfundim e sipër është edhe çerdhja në fshatin Dobërçan. Jemi duke e bërë një analizë edhe për mundësinë e ndërtimit të dy çerdheve tjera modulare, në zonat rurale”, tha kryetari Hyseni.
Ai ka theksuar punën në projektin e rëndësishëm të ndërtimit të parkut “Banja” i cili ka 2 hektarë hapësirë dhe po bëhet në vlerë prej 250 mijë euro, derisa ka nënvizuar edhe investimet tjera në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve dhe ndriçimit publik.
“Nga 11 milionë euro borxhe të trashëguara vetëm për shpronësime dhe 12 milionë në total për borxhet reale, për një vit e gjysmë kanë mbetur vetëm edhe 3 milionë e 787 mijë euro borxhe për t’u paguar. Në vitin e ardhshëm do ta mbyllim gjithë obligimin financiar të trashëguar”, tha kryetari i Gjilanit.
Ndërkohë, janë 18 projekte që parashihen si investime kapitale, ku të ndara janë rreth 7 milionë euro si bashkëfinancim me institucionet tjera. Dy projektet më të mëdha që presin të realizohen janë, Kult Qendra në lagjen Dardania dhe rruga “Hamdi Kurteshi”. Janë duke vazhduar ndërtimi i kanalizimit në Livoç të Epërm, Livoç i Ulët, Kodra e Thatë dhe Lagjja VIII, ku 15 mijë banorë do të kyçen në rrjet.
“Me kërkesë të qeverisë, kemi përgatitur tri projekte për aplikim në konferencën e donatorëve ne Bruksel, që janë Zona Ekonomike e cila kap vlerën e 24 milionë eurove me ndërtim të objekteve për biznese dhe 12 milionë euro vetëm për ndërtimin e infrastrukturës, Efiçienca e energjisë së ndriçimit publik në vlerë prej 2 milionë euro dhe penda e Livoçit, një projekt i trashëguar në vlerë prej 7 milionë euro”, ka shtuar kreu i Komunës së Gjilanit.
Ai ka nënvizuar përkrahjen nëpërmjet start-up që u ka bërë të rinjve dhe grave në biznes e ndërmarrësi, ndërkaq pohoi se buxheti për subvencionimin sportit, kulturës dhe rinisë për vitin 2023 është rreth 200 mijë euro apo 43 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Për më tepër, kryetari Hyseni ka bërë të ditur se Komuna tashmë ka aprovuar edhe planin e banimit 2023-2025, të cilin e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për planifikim afatgjatë, qoftë për planifikim social apo forma të tjera.
“55 familje me gjendje të rëndë është numri total të cilat ua kemi subvencionuar qiratë, 23 prej të cilave janë nëna vetushqyese”, u shprehur ai, derisa theksoi se kanë përmbushur edhe zotimin për ndarjen e shumës prej nga 100 euro për lehonat.
“Për këtë vit kemi ndarë edhe si formë të subvencionimit të pagave në vlerë prej 300 euro për 12 muaj për punësim të 20 personave me aftësi të kufizuar, ndërsa edhe për pesë personat tjerë të cilët kanë aplikuar do të bëjmë përpjekje të ofrojmë përkrahje”, tha kreu i Komunës.
Përveç tjerash, kryetari Hyseni ka bërë të ditur se këtë vit buxheti për subvencionimin e fermerëve është rritur për 88 për qind, në vlerë prej 880 mijë eurove./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Pensionohet edukatorja e njohur gjilanase, Zijavere Rukovci

June 18, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

By adminJune 19, 2026

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e…

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”

June 19, 2026

Bilanc i trafikut: 28 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 gjoba të shqiptuara

June 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”

June 19, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.