Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Rajonale»Rrëfimi tronditës nga Kandiq: Si provuan serbët ta vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në
Rajonale

Rrëfimi tronditës nga Kandiq: Si provuan serbët ta vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në

adminBy adminApril 4, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, në vitin 2002 kishte publikuar një shkrim ku tregonte disa ngjarje tronditëse, të cilat i kishte përjetuar gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ajo publikoi një shkrim me detaje tronditëse, pasi ish gjyqtarja serbe në Kosovë, Danica Marinkoviq, e kishte mohuar vrasjen e nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Aganit, nga forcat shtetërore serbe.

Pas kësaj, Natasha Kandiq, kishte publikuar një shkrim te gjatë, ku kishte ofruar prova tronditëse për vrasjen e Fehmi Aganit nga forcat serbe, si dhe kërcënimet që ajo i përjetoi nga policia serbe në ditën e ngritjes së aktakuzës për Sllobodan Millosheviqin.

Ajo kishte treguar se si forcat zyrtare serbe e kishin kërcënuar se do ta vrasin dhe do t’ia veshin fajin UÇK-së.

“Por, më 27 maj 1999, ditën kur u bë publike aktakuza kundër Millosheviqit, isha rrugës për në Prizren për të nxjerrë gruan dhe fëmijën e redaktorit të gazetës Koha Ditore, kur policia më ndaloi në një postbllok në Lipjan. Më kërkuan letërnjoftim dhe kontrolluan makinën në të cilën gjetën raporte të FDH-së për shkelje të të drejtave të njeriut. Ata kontaktuan menjëherë me Sigurimin e Shtetit dhe më çuan në një shtëpi që shërbente si seli e tyre, ku dy inspektorë më morën në pyetje për orë të tëra. Shoferi im u mbajt veçmas dhe u tha se do të vritej si të gjithë ata që flisnin anglisht. Kur thashë se ku po shkoja dhe pse, ata filluan të bërtisnin se jam spiune dhe tradhtare dhe se nuk do të më linin t’i përcillja shqiptarët. Duke kërcënuar se do të më akuzonin për spiunazh, ata thanë se do të zhdukesha natën dhe do t’i tregonin publikut se jam zhdukur në territorin e kontrolluar nga UÇK-ja. Unë sugjerova që ata të konsiderojnë besueshmërinë e një raporti për zhdukjen e një aktivisti të të drejtave të njeriut pikërisht në ditën kur u bë publike aktakuza e Millosheviqit“, theksonte Kandiq në vitin 2002.

Natasha Kandiq më tutje i kishte reaguar ashpër ish-gjyqtares serbe Danica Marinkoviq për vrasjen e profesor Fehmi Aganit, duke thënë: “Gjyqtarja Marinkoviq e vendos veten si mbrojtëse e viktimave serbe dhe policisë serbe, por përpjekjet e saj për të manipuluar opinionin publik janë të kota. Nga policia dihet se kush e vrau Fehmi Aganin, kush çfarë bëri në Kosovë, kush qëlloi me armë, kush hoqi kufomat, kush plaçkiti nga kamioni, kush i solli urdhrat nga Beogradi dhe i përcolli lavdërimet dhe shprehjet e presidentit“.

Ajo vazhdonte në shkrimin e saj duke përmendur përpos Fehmi Aganit edhe familjen Ahmeti, sipas së cilës, ishin vrarë pas urdhërit të gjyqtares Danica Marinkoviq.

“Gjithnjë e më shumë polic po dalin me atë që ka ndodhur realisht në Kosovë. Prej tyre kam dëgjuar për herë të parë për vrasjen e Fehmi Aganit. Kam dëgjuar edhe prej tyre se urdhrat e likuidimit nuk jepeshin vetëm nga komandantët e policisë dhe ushtarakëve. Më thanë se Danica Marinkoviq personalisht ka urdhëruar që të pushkatohen disa të plagosur të familjes Ahmeti më 28 shkurt 1998 në fshatin Likosane. Më pas, një gjyqtare hetuese, ajo erdhi për të kryer një hetim në terren së bashku me Jovica Jovanoviq, zëvendësprokurorin e qarkut dhe një ekip hetuesish. Jashtë shtëpisë së Ahmetit kishte një grumbull kufomash në të cilat disa burra ende jepnin shenja jete. Në prani të rreth 30 pjesëtarëve të Njësive Speciale Antiterroriste, Danica Marinkoviq dyshohet se ka thënë: “Nuk po i marr – vrisni”. Burrat u përfunduan me një armë Heckler. Nuk kishte asnjë hetim dhe, më 1 mars 1998, 14 kufoma u dërguan në morgun e spitalit të Prishtinës. Gjyqtari hetues nuk ka urdhëruar kryerjen e autopsisë dhe pasi janë identifikuar, kufomat janë marrë nga familjarët. Pjesëtarët e forcave policore të ngarkuara në operacionin e Likosanës thanë se pranë kufomave ishin vendosur pushkë dhe granata, pas së cilës u fotografuan dhe u përdorën për të “informuar” opinionin për ngjarjen“, kishte treguar në shkrimin e saj aktivistja serbe Natasha Kandiq. /Demokracia/

Shkrimin e plotë me titull “The disturbing truth”, mund ta gjeni këtu: https://www.b92.net/eng/insight/opinions.php?yyyy=2002&mm=03&dd=08&nav_id=34386

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.