Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Hyseni dhe ministrja Haxhiu përurojnë investimet në strehimoren për viktimat e dhunës në familje në Gjilan
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni dhe ministrja Haxhiu përurojnë investimet në strehimoren për viktimat e dhunës në familje në Gjilan

adminBy adminMarch 8, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë përuruar sot në Gjilan, projektin e renovimit të Qendrës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve ‘Liria’, e cila funksionon prej 23 vitesh dhe ku deri tani kanë gjetur strehim mijëra viktima të dhunës në familje.
Ministrja Haxhiu e ka përgëzuar stafin e kësaj Qendre për punën që ka bërë deri tani, duke qenë gjithmonë një derë e hapur për gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët detyrohen të lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të dhunës në familje.
‘Më lejoni që përulësisht t`ju falënderoj për këtë mund të madh, për këtë punë fisnike dhe shumë të rëndësishme’, ka thënë ministrja Haxhiu duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që të adresojë secilën sfidë me të cilën ballafaqohen strehimoret.
Haxhiu ka thënë se disa prej këtyre strehimoreve kanë qenë në
prag të mbylljes për mungesë buxheti, ndërkohë që tani mbështetja për strehimoret është prioritet i qeverisë së Kosovës.
‘Është hera e parë që këtë problem e kemi eliminuar dhe kjo është një pasqyrë që qeveria jonë do të adresojë sfidat me të cilat ballafaqohen këto strehimore. Qëllimi është që strehimoret sivjet të mbështeten më me shumë buxhet se viteve të kaluara për shkak të punës së madhe që bëjnë’, ka thënë ajo.
Për më tepër, sa i përket dhunës në familje, Haxhiu tha se për shkak të mentalitetit patriarkal, shifrat e dhunës në familje ende janë të larta, alarmuese.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se sot, për nder të 8 marsit, kemi përuruar skulpturën monumentale ‘Heroinat e qytetit’ që nuk ka të bëjnë vetëm me luftën, por edhe me kontributin dhe vlerat që një grua i përfaqëson në përgjithësi.
‘Për mua si kryetar Komune mbetet prioritet përmbushja e obligimeve që kemi ndaj Qendrës, por edhe të kemi një bashkëpunim të afërt me qëllim që të parandalojmë sa më shumë raste të dhunës e të kemi sa më pak raste”, ka thënë kryetari Hyseni, duke shtuar se edhe investimet që përuruam sot janë bërë me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për punë në këtë strehimore.
Për punën e Qendrës së Gruas ‘Liria’ në Gjilan, ka folur drejtoresha Nazife Jonuzi, kurse Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punës Sociale, ka folur për bashkëpunimin me strehimoren ‘Liria’./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

By adminOctober 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit,…

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.