Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin gjerman Rohde
Lajme Lokale

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin gjerman Rohde

adminBy adminFebruary 23, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Jӧrn Rohde, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, i cili gjithashtu morri pjesë në një ceremoni rasti në këtë komunë ku u bë nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit, e që ka për qëllim bashkëpunimin ndëretnik, si dhe atë për bashkëpunim ne interes të qytetarëve të të dyja komunave.

Në cilësin e nikoqirit të këtij takimi, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh i kënaqur  të jetë mikpritës, aq më tepër ku prezent është edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jӧrn Rohde.

“Të dyja marrëveshjet janë tejet të rëndësishme , me që do të ndihmoj të dyja komunat, edhe të Vitisë dhe atë të Kllokotit, për të promovuar  mardhëniet ndëretnike. Ne edhe më parë kemi  bashkëpunuar me komunën e Kllokotit , me që kjo na lidh edhe në aspektin gjeografik, e përpos bashkëpunimit  kemi bërë edhe plane të përbashkëta për të ardhmen”.

Kryetari Haliti, ndër tjerash e njoftoi ambasadorin për takime të ndryshme në regjionin e lindjes, duke i cilësuar si mjaft të frytshme , sidomos ato me GIZ-in gjerman për menaxhimin e mbeturinave, por edhe projekte të tjera që kanë për qëllim mirëqenien qytetare ne regjionin e lindjes. Gjithashtu e njoftoi edhe për bashkëpunimin e mirë disa vjeçar me komunën e Kirhainit të Gjermanisë, ku janë realizuar një sërë projektesh të përbashkëta me këtë komunë.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jӧrn Rohde, është shprehur  falënderues për gatishmërinë për nënshkrim të këtyre marrëveshjeve që kanë të bëjnë me komunitetet, ndërkohë ka falënderuar edhe QKSS-në për punën e e mirë dhe përkushtimin deri tani.

Projektin e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm me që parasheh gjashtë nisma nga ku pritet rezultate konkrete. “Andaj, falënderoj kryetarin Haliti dhe kryetarin e Kllokotit Bogdanoviq për angazhimin efektiv të tyre”, ka theksuar ambasadori Rohde.

Kurse kryetari i komunës së Kllokotit, Vladana Bogdanoviç,  njoftoi se deri më tani kanë pasur mbështetje nga Institucionet Komunale të Vitisë, pasi siç u shpreh ai ende komuna e Kllokotit është në konsolidim e sipër. “Kemi pasur përkrahje në fushën e shërbimeve publike, atë të ofiqarisë dhe shumë fusha të tjera. I jemi falënderues komunës së Vitisë, respektivisht kryetarit Haliti, për të na ndihmuar”, ka thënë Bogdanoviq.

Në takim foli edhe Mentor Vrajolli, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i cili edhe nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e Vitisë Sokol Haliti. Ndërkaq  përfaqësuesi i KFOR-it amerikan, Ray Riedinger, u shpreh se në emër të  komandanit regjional të Lindjes, përshëndet iniciativat për marrëveshje mes komunës së Kllokotit dhe asaj të Vitisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndër komunal në mes të dy komunave u nënshkrua në fushat e përgjithshme si: infrastrukturë rrugore, ofrimi i shërbimeve juridike, ekonomi, bujqësi, shëndetësi, arsim, shërbimin e zjarrfikës dhe shërbime të tjera. Përndryshe dhe më parë komuna e Vitisë ju ka ofruar shërbime të shumta banorëve të komunës së Kllokotit në veçanti në fushën e emergjencave ku shpesh herë Zjarrfikësit vitias kanë bërë intervenime të shumta.

Gjithashtu u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për themelimin e Forumit të Komunitetit për Interes Publik nga kryetarët e të dyja komunave Viti-Kllokot me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Ky memorandum i bashkëpunimit, parasheh realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëpunimin ndëretnik mes komunës së Vitisë dhe komunës së Kllokotit. Në këtë ceremoni i  pranishëm ishte  edhe Shpat Balaj – Koordinator i projektit FIERC..

E ne fund, kryetari Haliti i ka ndarë një mirënjohje ambasadorit gjerman Rohde, duke e falënderuar atë dhe popullin gjerman për kontributin e dhënë ndër vite për vendin e në veçanti për Vitinë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.