Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Vitia kremton 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me aktivitete të shumta
Lajme Lokale

Vitia kremton 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me aktivitete të shumta

adminBy adminFebruary 17, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot nën organizimin e komunës së Vitisë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Aktivitetet për nderë të mëvetësisë së Kosovës kanë filluar me një minut heshtje në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, ku u fol për rëndësinë që ka kjo ditë për kosovarët. Pas kësaj seance, janë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të vazhduar më pas me koncertin festiv të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në seancën solemne të mbajtur për nder të kësaj dite, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi tha se 17 shkurti si një datë historike e shtetësisë së Kosovës, na përkujton gjithë sakrificën ndër shekuj të popullit shqiptar, gjersa kemi arritur tek liria që e gëzojm sot.

“Gjaku i derdhur i dëshmorëve, vuajtjet e veprimtarëve, si dhe gjithë ai përkushtim, na obligon që sot, të gjithë të angazhohemi për një mirëqenie më të mirë për qytetarët tanë si në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, e sferave të ndryshme, duke mos harruar amanetin e të rënëve që liria është çmimi me të cilin e paguan me jetë për të ardhmen më të ndritur të popullit shqiptar. Duhet të kujtojm lavdinë, duhet të kujtojm dëshmorët e kombit, dëshmorët e komunës sonë, heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari, sakrificen e presidentit Rugova, por edhe të udhëheqësve tanë që sot padrejtësisht po mbahen në Hagë”, tha Azizi.

Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e vlerësoj si ngjarje kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Kur shënojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj, kujtojmë gjithë ata që punuan e sakrifikuan, por edhe dhanë jetën për lirinë e vendit”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se 15 vite pas, sot ne po kremtojmë këtë festë si një shtet i pavarur, me integritet dhe sovranitet të garantuar territorial, me subjektivitet të plotë ndërkombëtar duke e cilësuar Kosovën si një faktor të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit, me shumë miq anembanë botës.

Ndërkaq, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ka folur Qemajl Rexhepi, i cili tha se themelet e shtetësisë së Kosovës, filluan nën amblemën e UÇK-së. Bijtë e bijat më të mirë të vendit, sakrifikuan në forma të ndryshme për vite të tëra, që ti bëjnë ballë represionit serbo sllavë dhe për ta çliruar Kosovën njëherë e përgjithmon.

Pas seancës solemne, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, nga udhëheqësit institucional, subjektet politike, organizatat e dala nga lufta dhe shoqata klube të ndryshne, për të vazhduar më pas edhe me aktivite të tjera të parapara nga komuna e Vitisë.

E manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, nisi me intonimin e himnit kombëtar e atij shtetëror dhe me këngë korale të Korit të Qytetit, nën udhëheqjen e profesorit Mustafë Lamallari, për të vazhduar më pas me një koncert me këngë e valle nga Ansamblet vitiase “Kemajl Azizi”, e “Anamorava”, si dhe SHKA “Jonuz Ramadani”.

Ndërkaq një ditë më parë nën organizimin e DKRS dhe Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sporteve Shkollore u organizuan edhe garat tradicionale në atletikë për meshkujt dhe femrat, me moton AA“Vrapimi i Pavarësisë”, në shtegun Viti-Binçë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan

April 30, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026

Huruglica: Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal

April 29, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.