Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale

April 29, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026

Realizohet urdhëresa e Gjykatës për arrestimin e një personi në Viti

April 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale
  • Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan
  • Realizohet urdhëresa e Gjykatës për arrestimin e një personi në Viti
  • Kanosje në Kamenicë, arrestohet i dyshuari
  • Huruglica: Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal
  • Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë
  • Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim takon komandantin e Stacionit Policor
  • Bilanci javor i policisë: mbi 2 mijë gjoba dhe 16 aksidente me të lënduar
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Rajonale»‘Vuçiqi ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit’
Rajonale

‘Vuçiqi ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit’

adminBy adminFebruary 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Daniel Smith, eksperti i pavarur për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, me fokus në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin edhe vetë Vuçiqi është i vetëdijshëm.

Në një intervistë për këtë medium serb “Danas”, Smithi është shprehur se tashmë nuk është sekret që Vuçiq po e shfrytëzon temën e Kosovës për të shpëtuar nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Serbisë, jeta e të cilëve, siç tha, po bëhet çdo ditë e më e vështirë për shkak të politikave autoritare të Vuçiqit dhe krizës ekonomike.

Po ashtu, Smithi ka vlerësuar se kreu i shtetit serb dhe elitat politike në Serbi nuk u shkëputën nga mentaliteti i Millosheviqit, dhe se ata kontaminuan opinionin publik atje me tema të nacionalizmit, urrejtjes për të tjerët dhe kundër vlerave perëndimore.

“Nëpërmjet strategjisë ‘përshkallëzim deri në deeskalim’, Vuçiqi po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja. Rrjedhimisht, derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke, Vuçiqi do të shkaktojë sërish tensione që kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

“Perëndimi është i interesuar që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt mes dy vendeve dhe është e qartë se kjo kërkon një kompromis nga të dyja palët”, ka thënë Smithi.

Ajo që Perëndimi duhet të ketë parasysh, siç vlerëson eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, është që Kosova nuk mund të bëjë kompromis me shtetësinë e saj, karakterin unik dhe multietnik të shtetit të Kosovës.

“Historia ka vërtetuar se entitete si Republika Serbe janë të rrezikshme për stabilitetin e shteteve multietnike, stabilitetin rajonal dhe mund të shërbejnë si një mjet për Serbinë dhe Rusinë për të destabilizuar Ballkanin. Kosova është një rast i veçantë i ofrimit të gamës më të gjerë të të drejtave dhe lirive për pakicat në Evropë dhe në botë”, ka thënë ai për gazetën serbe “Danas”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale

By adminApril 29, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më 28 prill 2026 ka ngritur tri (3)…

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026

Realizohet urdhëresa e Gjykatës për arrestimin e një personi në Viti

April 29, 2026

Kanosje në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

April 29, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale

April 29, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026

Realizohet urdhëresa e Gjykatës për arrestimin e një personi në Viti

April 29, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.