Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave

September 1, 2026

Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku

September 1, 2026

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente

September 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
  • Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
  • Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
  • Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
  • Urimi i DKA-së së Gjilanit për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027
  • Sokol Haliti uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
  • Ndërroi jetë dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i shquar shqiptar
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
Lajme Lokale

LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

adminBy adminJanuary 21, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, pjesëmarrje rekorde e gjilanasve
Nën përkujdesjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur sot Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ku pjesëmarrja e gjilanasve ishte rekorde.
Kryetari z. Haziri e ka nisur fjalimin e tij me një reagim të ashpër ndaj pushtetit aktual në Gjilan, të cilët Akademinë përkujtimorë e hoqën me porosi nga kalendari i manifestimit “Flaka e Janarit”.
Ky pushtet aktual i Gjilanit, ani pse pa kryetar, që po udhëhiqet nga zëvendësministra e këshilltarë nga jashtë, punën e parë që bëri është heqjen Akademisë përkujtimore për presidentit Rugova nga kalendari i “Flakës së Janarit”. Sërish u munduan ta godasin figurën e Presidentit edhe për së vdekuri. Këtë e bënë me porosi ani pse shkuan e u jargitën, duke e thyer kurrizin para varrit të tij në Prishtinë. Por, e mira e madhe në këtë demokraci e këtë liri është që familja e tij, besimtarët e tij, njerëzit, paqësorët e rugovistët e tij do ta nderojnë përjetësisht figurën e Presidentit, – tha kryetari z. Haziri.
Kosova e pavarur dhe e hapur ka qenë kompromis i madh i shqiptarëve në Ballkan, e dizajnuar përmes një administrimi ndërkombëtar në formë të përkohshme dhe me prezencë të përhershme të NATO-s, ka qenë opsion i Ibrahim Rugovës dhe i askujt tjetër. U deshën më pak se dhjetë vjet që për këtë të pajtohen miqtë amerikanë dhe evropianë me këtë opsion të vetëm për të shkaktuar rehati, siguri dhe paqe në Ballkan. Këtë duhet ta besojnë edhe rivalët e tij, të cilët nën rrogoz vazhdojnë të sillën si armiq politikë, që zgjidhja dhe kompromisi që e ka dhënë Ibrahim Rugova është i paprekshëm dhe Republikë të dytë nuk mund të ketë kurrë në Kosovë. Ai i bindi të gjithë për opsionin e tij sepse e ka pasur paqen, falënderimin, mirënjohjen dhe kujdesin për njeriun, familjen dhe popullin e tij.  Sot demokracia, sovraniteti dhe dinjiteti, siç i shihte presidenti Rugova, nuk janë të plota. Falënderim, mirënjohje dhe bekim për të gjithë ju që vazhdoni të besoni në politikë të paqes dhe të shtetit, e cila kalon nëpër derën e familjes në LDK, u shpreh kryetari z. Haziri.
Në emër të kryesisë qendrore dhe kryetarit Abdixhiku ka folur zonja Lirije Kajtazi, e cila tha se sot po përkujtohet një figurë komplekse dhe shumë dimensionale të jetësh shoqërore të shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, siç ishte Dr. Rugova.
“Përmasat e fjalës vështirë ta përkufizojnë formatin poliedrik të Dr. Ibrahim Rugovës. Aq më pak ky përkushtim i imi përpos që manifeston një përkushtim tonin të përbashkët të përmbledhur dhe të shprehur nga miku i tij dhe i Kosovës, presidenti George Bush duke thënë “SHBA-të kanë humbur një mik të vërtetë”. Ne sot përkujtojmë intelektualin, shkencëtarin, studiuesin e letrave dhe të kulturës shqiptare, diplomatin i cili krijoi miqësi si asnjëherë më parë me vendet demokratike të Evropës dhe SHBA-të, politikanin që krijoji dhe udhëhoqi LDK-në si amë e demokracisë dhe si parti që theu acarin monist”, u shpreh zonja Kajtazi.
Paraprakisht, një delegacion i Degës së LDK-së ka bërë homazhe te busti i Presidentit para selisë së LDK-së në Gjilan, ndërkaq Forumi i Rinisë i LDK-së ka mbajtur një takim tejet të frytshëm, ku është diskutuar për figurën e Presidentit Rugova, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve nga Gjilani dhe me gjerë./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Urimi i DKA-së së Gjilanit për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027

September 1, 2026

Sokol Haliti uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

September 1, 2026

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave

By adminSeptember 1, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave, për vepra…

Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku

September 1, 2026

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente

September 1, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave

September 1, 2026

Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku

September 1, 2026

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente

September 1, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.