Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Uncategorized»LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
Uncategorized

LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

adminBy adminJanuary 21, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nën përkujdesjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur sot Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ku pjesëmarrja e gjilanasve ishte rekorde.
Kryetari z. Haziri e ka nisur fjalimin e tij me një reagim të ashpër ndaj pushtetit aktual në Gjilan, të cilët Akademinë përkujtimorë e hoqën me porosi nga kalendari i manifestimit “Flaka e Janarit”.
Ky pushtet aktual i Gjilanit, ani pse pa kryetar, që po udhëhiqet nga zëvendësministra e këshilltarë nga jashtë, punën e parë që bëri është heqjen Akademisë përkujtimore për presidentit Rugova nga kalendari i “Flakës së Janarit”. Sërish u munduan ta godasin figurën e Presidentit edhe për së vdekuri. Këtë e bënë me porosi ani pse shkuan e u jargitën, duke e thyer kurrizin para varrit të tij në Prishtinë. Por, e mira e madhe në këtë demokraci e këtë liri është që familja e tij, besimtarët e tij, njerëzit, paqësorët e rugovistët e tij do ta nderojnë përjetësisht figurën e Presidentit, – tha kryetari z. Haziri.
Kosova e pavarur dhe e hapur ka qenë kompromis i madh i shqiptarëve në Ballkan, e dizajnuar përmes një administrimi ndërkombëtar në formë të përkohshme dhe me prezencë të përhershme të NATO-s, ka qenë opsion i Ibrahim Rugovës dhe i askujt tjetër. U deshën më pak se dhjetë vjet që për këtë të pajtohen miqtë amerikanë dhe evropianë me këtë opsion të vetëm për të shkaktuar rehati, siguri dhe paqe në Ballkan. Këtë duhet ta besojnë edhe rivalët e tij, të cilët nën rrogoz vazhdojnë të sillën si armiq politikë, që zgjidhja dhe kompromisi që e ka dhënë Ibrahim Rugova është i paprekshëm dhe Republikë të dytë nuk mund të ketë kurrë në Kosovë. Ai i bindi të gjithë për opsionin e tij sepse e ka pasur paqen, falënderimin, mirënjohjen dhe kujdesin për njeriun, familjen dhe popullin e tij.  Sot demokracia, sovraniteti dhe dinjiteti, siç i shihte presidenti Rugova, nuk janë të plota. Falënderim, mirënjohje dhe bekim për të gjithë ju që vazhdoni të besoni në politikë të paqes dhe të shtetit, e cila kalon nëpër derën e familjes në LDK, u shpreh kryetari z. Haziri.
Në emër të kryesisë qendrore dhe kryetarit Abdixhiku ka folur zonja Lirije Kajtazi, e cila tha se sot po përkujtohet një figurë komplekse dhe shumë dimensionale të jetësh shoqërore të shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, siç ishte Dr. Rugova.
“Përmasat e fjalës vështirë ta përkufizojnë formatin poliedrik të Dr. Ibrahim Rugovës. Aq më pak ky përkushtim i imi përpos që manifeston një përkushtim tonin të përbashkët të përmbledhur dhe të shprehur nga miku i tij dhe i Kosovës, presidenti George Bush duke thënë “SHBA-të kanë humbur një mik të vërtetë”. Ne sot përkujtojmë intelektualin, shkencëtarin, studiuesin e letrave dhe të kulturës shqiptare, diplomatin i cili krijoi miqësi si asnjëherë më parë me vendet demokratike të Evropës dhe SHBA-të, politikanin që krijoji dhe udhëhoqi LDK-në si amë e demokracisë dhe si parti që theu acarin monist”, u shpreh zonja Kajtazi.
Paraprakisht, një delegacion i Degës së LDK-së ka bërë homazhe te busti i Presidentit para selisë së LDK-së në Gjilan, ndërkaq Forumi i Rinisë i LDK-së ka mbajtur një takim tejet të frytshëm, ku është diskutuar për figurën e Presidentit Rugova, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve nga Gjilani dhe me gjerë.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

March 2, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.