Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Një vdekje për dashurinë!
Kulturë

Një vdekje për dashurinë!

adminBy adminJanuary 16, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: I. MORINA

Dua ta ndajë një histori, jo të largët, kur një mantelbardhë, i dhënë pas dashurisë, nuk mjaftohet nga joshja apo raporti me të dashurën dhe provon edhe ‘përforcuesit’, të njohur si stimulues.

Disa nga rastet e hetimit nga Policia e Kosovës të shumë vdekjeve opinioni mund të mos i kuptojë kurrë.

Viteve të fundit, shumë vdekje, të shënuara të dyshimta, kanë ndodhur në motele. Madje njerëz të moshuar, kanë shkuar drejt fundit të jetës, duke provuar dashurinë, qoftë me një të dashur të re, në jetën bashkëshortore apo të siguruar në ‘tregun e zi’.

Por, janë më të pashembullta rastet, kur një profesionist shëndetësor, i jep fund jetës së tij, duke provuar forcën e dashurisë.

Dashuria, dhe në shumë raste përpjekjet për kënaqësi seksuale, po kthehen në fat të zi.

Përveç, opinionit edhe familjarët, shpesh mund të mos e mësojnë kurrë të vërtetën, derisa policia vazhdon t’i mbajë mbyllur në sirtar disa nga ato dosje. Qoftë edhe me arsyetimin se mund të rëndohet gjendja e familjarëve.

Dua ta ndajë një histori, jo të largët, kur një mantelbardhë, i dhënë pas dashurisë, nuk mjaftohet nga joshja apo raporti me të dashurën dhe provon edhe ‘përforcuesit’, të njohur si stimulues.

Një mungesë kontrolli me kohë e zemrës apo edhe një situatë e papritur, dhe e tëra kthehet në fund pikëllues.

Të gjitha përpjekjet ndërmjet të dashuruarve, për të përcaktuar pikëtakimin rrodhën si mos më keq.

“E dashura qe angazhuar fort, që ta kurdiste një kujdestari. Por, çdo gjë përfundoi tragjikisht”, kishte thënë, i befasuar dhe tmerruar, ai që mësoi në lajme, për ‘vdekjen e papritur’, nga sulmi në zemër të veteranit të shëndetësisë!

Një ditë një plakë kishte komentuar: “kish dhanë shpirt tuj bo qejf, i shkreti”!

Pyetja është se nëse mjeku, përveç se ka shkelur kurorën ose jo, ai a e ka shkelur ligjin rëndë, sepse gjatë kohës së kënaqësisë, në rast emergjence, ai mund të ketë qenë jashtë ofrimit të shërbimit të detyrave, për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Është e qartë që këto kujdestari paguhen ekstra, dhe nuk paguhen për të rrezikuar shanset për shpëtimin e jetës së atij që është i rrezikuar, qoftë të atyre që janë të shtrirë në spital, qoftë të dikujt që mund të vijë, nga pasojat aksidentale apo të përkeqësimit rastësor të shëndetit.

Këto gjëra janë përfolur me dekada se ndodhin, gjatë kujdestarive, por si duket tani kanë filluar të përfundojnë tragjikisht, nën joshjen e ‘mundësive moderne’!

Por, për dallim nga një 41 vjeçar që vdiq në spitalin e Prizrenit, pas ndihmës së ofruar, nuk dihet nëse edhe ndonjërit prej mjekëve ‘viktimave’ të viagrës apo të ndonjë stimuluesi tjetër, pat kohë dhe mundësi për ndihmë të parë.

Rasti i fundit, i raportuar nga policia është i një 41 vjeçari, për fundin e të cilit sipas njoftimit ai ka ndërruar jetë, pavarësisht ndihmës së ofruar në spital, për shkak të sulmit nga përdorimi i stimuluesve.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Dyshohet se ishte shtrirë në spital për shkak të përdorimit të stimuluesve”, thuhet në raportin e policisë të ditës së mërkurë.

Si duket në kërkim të rritjes së sigurisë, por edhe të ndalimit të abuzimeve në punë, ku mund të hyjnë edhe ‘shpërdorimet’ e kujdestarive, ndërmjet stafit mjekësor, spitalet në Kosovë, si ai i Pejës kanë vendosur kamera për të vëzhguar edhe ambientin e brendshëm.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.