Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës

September 23, 2026

Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës

September 23, 2026

Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës

September 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
  • Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës
  • Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës
  • Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij
  • Gjendet i vdekur një person në Gjilan
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Reçaku, kurbanët e lirisë dhe Ambasadori
Opinione

Reçaku, kurbanët e lirisë dhe Ambasadori

adminBy adminJanuary 14, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Muharrem Nitaj

Më kishte zgjuar telefoni i një mëngjesi, datë 15 janar 1999.

“Ka nodhur një hata në një fshat të Shtimjes, në Reçak! Ka dhjetëra të vrarë. Nuk di më tëpër”, ishte zëri që vinte nga ana tjetër.…

Dita ishte e zymtë. Qielli ishte i vrenjtur. Dimri ishte në mes, por borë nuk kishte…

Rruga nga Prishtina deri në fshatin e vogël, ishte sa njëmijë vjet. Ecnin si plumbi n’flurudhë, me një makinë të vjetër me tymin shtëllungë nga mbrapa, e zë nuk lëshonim, por gjithë rrugës duke folur vetmevete, “a thua sa ishte e madhe hataja atje, sa veta ishin vrarë dhe kush ishin ata, sa ishin burra, sa gra, fëmijë sa…apo ushtarë ndoshta”?!

Në të hyrë të fshatit Recak, tre djem me të zeza, te brryli i rrugës së vjetër…”Ndaluni. Kush jeni dhe ku shkoni. Jemi UCK.. U morëm vesh me ta dhe vazhduam rrugën!

Fshati e kishte një si shesh të vogël, ose disa rrugë që kapërthureshin disi, të cilat në atë mëngjes ishin mbushur me njërëz, burra e fëmijë, por edhe djem me të zeza, të njejtë sikur ata që i kishim takuar të brryli. Këta sikur mundoheshin ta mbanin një farë rendi, nëse mund të kishte rend aty.

Njëri prej tyre na njohu, na mori me vete, për të hyre në një oborr, vetëm pak metra largë rrugëve që kapërthureshin.

Dyert e obrorrit ishin të hapura e  në mes të obrorrit nje si grumbull, i mbuluar me një qilim. Po ecnim drejt atij grumbulli të mbuluar me qilimin e kuq, pa ditur pse, ndërsa burri që na udhëhiqte, heshtjen e kishte të rëndë plumb.

Ai, hijerëndë, beftas e shpalosi qilimin. Nën të ndodhej kufoma copë-copë e një burri. Mungonte pjesa e sipërme e trupit!!! Tha, “nuk dihet si është vrarë. Me gjasë i kanë lidhur një granatë rreth qafe” dhe ai nuk foli më.

Ajo ishte pamja e parë e atij mëngjesi që të ligshtonte e që peshonte rëndë plumb në dhimbjen e saj.

Kur po niseshim sipër një përrocke pa ujë, drejt shpatijeve mbi fshat, për ta parë se deri ku kishte shkuar hataja, u dëgjua një zë,

“Po vjen ambasadori William Walker”. E pritem që të ngjiteshim bashkë, në atë shteg mali me shkurre, me kufoma fshatarësh grumbull o të renditura si fishekët në rrethatore, që do të na shpërfaqeshin si ne filmat “horror”!

Ngjiteshim si pa shpirt, pa pikë fuqie, të mpirë e pa fjalë nga pamjet e trishta e skenat makabre të një dore të zezë njeriu! Në shtegun si përrockë pa uje e përplot trupa të sakatosur, të masakruar, të llomitur e të dëmtuar.

Diku me sy të nxjerrë, diku me kafka të thyera, diku s’di se si, për të mbërritur në atë “gropën e famshme që dikur kishte shërbyer si furrë qereçi”, të mbushur me kufoma të tjera, të hedhura si në një varrezë masive, që akoma nuk ishte mbuluar.

Aty do të fliste ambasadori William Walker.

“This is a crime against humanity” (Ky është krim kundër njerëzimit), tha ai. Kjo ishte fjalia që ishte pritur gjatë, por që nuk ishte thënë deri atëherë.

Me këtë fjali të ambasadorit William Walker e pata filluar raportimin tim të drejtpërdrejtë për BBC, fjali e cila shpejt e pat marrë dhenë e për pak minuta qe bërë kryelajm i të gjitha mediave të Botës!

Por përshkrimi i ngjarjes pas kësaj fjalie, shkaktonte dhimbje, dridhje trupi e zëri.

Ngushtohej gjoksi e zemra dojke me dalë, sepse rrethoheshe edhe nga trupat e një ploje gjaku, të atyre 45 martirëve të një fshati të vogël në Kosovë, që do të bëhëshin kurbanë lirie, ndërsa vrasësit na vështronin përmes dylbive të snajperëve nga kodra përballë.

Unë i mallkova atë ditë e thash, “ditë mos pafshin”!

Atë ditë nuk isha gazetar!

Aty e pata kuptuar se e shkuara nuk mbetej kurrë aty ku e kishim lënë. Reçaku do ndërronte konceptin për luftën dhe për lirinë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës

By adminSeptember 23, 2026

Grupi punues për hartimin e Draft-Rregullores për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës ka…

Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës

September 23, 2026

Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës

September 23, 2026

Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij

September 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës

September 23, 2026

Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës

September 23, 2026

Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës

September 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.