Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

November 10, 2025

Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt

November 10, 2025

Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej

November 10, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
  • Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt
  • Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 230 gjoba në trafik brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
  • Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
  • Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
  • Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Me ekspozitë fotografish, shfaqjen e dokumentarit dhe programe artistike, kujtohet edicion i parë i “Flakës së Janarit”
Kulturë

Me ekspozitë fotografish, shfaqjen e dokumentarit dhe programe artistike, kujtohet edicion i parë i “Flakës së Janarit”

adminBy adminJanuary 11, 2023Updated:January 11, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me emërtimin e saj metaforik “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes të atdhetarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre.
Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, e në nderim të kësaj, aktivitetet e ditës së parë të “Flakës…” së këtij viti kanë vazhduar në Bresalc, “Te Mejtepi”, dhe në Përlepnicë në “Shtëpinë e Kulturës”, ku në kujtim të nismës së këtij manifestimi kulturor, u shfaqën: dokumentare, u ekspozuan fotografi dokumentuese dhe u dhanë programe artistike.
Në Bresalc, i pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se ndodhemi “Në Mejtepin” ku ka filluar manifestimi mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit”, ndërkohë që përveç Bresalcit, në kuadër të këtij edicioni të 32-të, do të shkojmë edhe në Përlepnicë për të kujtuar dhe përkujtuar edhe një herë fillimin e manifestimit mbarëkombëtar të “Flakës…”.
“Unë besoj se është tepër e rëndësishme që përveç ruajtjes së traditës së manifestimit “Flaka e Janarit”, t’i kthehemi edhe bazës edhe arsyes së organizimit të këtij manifestimi mbarëkombëtarë, ku përveç përkujtimit të atyre që kanë rënë edhe atyre që janë angazhuar për lirinë tonë, ne po kthehemi edhe tek historia që ta transmetojmë te brezat që vijnë pas nesh”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai shtoi se manifestimi i këtij viti i “Flakës së Janarit”, ka edhe risi të tjera, përveç kthimit në gjenezën e organizimit, dhe në këtë formë, edhe me elemente të reja, me rikujtim dhe ruajtje të bazës së organizimit, po vazhdojmë traditën e organizimit të “Flakës…”.
Ndërsa, njëri ndër themeltarët e këtij Manifestimi, Shemsi Syla, ka folur për organizimin e këtij manifestimi kulturor, asokohe, duke sjellë në kujtim historikun e manifestimit të “Flakës…”, dhe ka vlerësuar kreun e komunës së Gjilanit që ka ndërmarrë këtë nismë për ta rikthyer në kujtesën tonë, një nismë shumë simbolike, por edhe tejet të rëndësishme të përkujtimit të heronjve dhe dëshmorëve të rënë, që ishin bartës të lëvizjes kombëtare për çlirim.
Syla ka thënë se ky ambient sado i vogël u bë vatër për të përkujtuar, përmes manifestimit që mori edhe emrin “Flaka e Janarit”, përherë rënien sublime të heronjve të kombit.
Po ashtu në këtë ambient u shfaqen pjesë të dokumentarit për “Flakën…” e asaj kohe, një ekspozitë me fotografi të aktiviteteve të “Flakës…”, por edhe një program artistik nga nxënësit, e një gjë e tillë, me një agjendë të njëjtë vazhdoi edhe në Përlepnicë të Gjilanit.
Në Përlepnicë, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku ka thënë se Manifestimi “Flaka e Janarit” mori identitet në Gjilan, por edhe i dha identitet Gjilanit.
Ajo tha se “Flaka e Janarit”, filloi si manifestim i kujtesës historike mbi të kaluarën tonë të largët e të afërt, si vlerësim mbi Janarin e Skënderbeut, Janarin e përflakur të vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vargun e pafund të përpjekjeve, heroizmave e sakrificave për liri.
“Për pak kohë, Gjilanit do të jetë kryeqytet i të gjithë shqiptarëve, respektivisht i artit gjithëkombëtar”, ka thënë ndër tjerash, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.
Ndërsa, Hydajet Hyseni, njëri ndër themeluesit e këtij Manifestimi, ka thënë se sot na ka bashkuar manifestimi ‘Flaka e Janarit”, që është “Flakë” e dëshmorëve që kanë rënë në janar.
Ai tha se Janari është acar që ngrinë, por që di të përçojë e të jep flakë dhe se dëshmorët tanë ishin vet flakë, ishin vet zjarr, dhe ajo që mund të thuhet simbolikisht, është misioni i tyre për ta ruajtur Flakën e lirisë, për t’ua bartur brezave këtë flakë lirie.
“Dëshmorët e lirisë e merrnin flakën duke u sakrifikuar, për t’ua dhënë brezave që vijnë. Ata edhe ishin flaka që ndizet nga prushi dhe kthehet në dritë, kthehet në flakë”, ka thënë Hyseni.
Po ashtu njëri ndër themeltarët e këtij Manifestimi, Bujar Nevzati ka evokuar kujtime nga organizimi i këtij manifestimi ndër vite, duke i vlerësuar të gjithë ata që kanë kontribuar në themelim, por edhe në organizim të “Flakës…”, ndër vite.
Nevzati tha se “Flakën e Janarit “, e themeluan si një manifestim kulturor, por ajo me potencialin e saj e përhapi edhe idenë e çlirimit të Kosovës, gjë që edhe u bë.
Nevzati shtoi se, edhe pas luftës, për më se dy dekada, kjo “Flakë…” vazhdoi të mbetet e ndezur duke jetuar në të gjitha trojet shqiptare, duke i falur Gjilanit dhe Kosovës, një muaj aktivitet kulturor, në nderim të të rënëve për liri.
Ndryshe, aktivitetet e “Flakës…”, vazhdojnë sot me muzikë për fëmijë, ndezjen e Flakadanit të Flakës dhe muzikës për të rinj./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

By adminNovember 10, 2025

Në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll të Turqisë, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare STEM-PD 2025,…

Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt

November 10, 2025

Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej

November 10, 2025

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 230 gjoba në trafik brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

November 10, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

November 10, 2025

Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt

November 10, 2025

Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej

November 10, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.