Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
  • Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
  • Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së
  • Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»I ngjashmi i Van Goghut
Kulturë

I ngjashmi i Van Goghut

adminBy adminJanuary 2, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Luan Rama

Veprat, aktet dhe jetët e artistëve të mëdhenj mbeten gjithnjë referenca të mëdha që na befasojnë gjithnjë duke gjetur në ta diçka të re, simbolike, më domethënëse e njëkohësisht tronditëse. Vepra dhe jeta e Van Goghut apo e një Gauguinit, Rembrandtit, Caravages, El Grecos etj., është gjithnjë mjaft frymëzues në ditët tona. Ndër vite, gjatë shekullit XX, për ta janë krijuar një sërë libra, filma, dramatizime, spektakle etj., ku artistë të sotëm i kanë parë ata nga këndvështrimi i tyre origjinal.

Para pak ditësh pata rastin të shoh filmin amerikan “At Eternity’s Gate”, me Willem Dafoen në rolin e Vincent van Goghut, xhiruar në Francë, ku piktori i madh krijoi veprën e tij të jashtëzakonshme dhe vdiq në fund të shekullit XIX. Ky film, realizuar nga amerikani Julien Schnabel, si në asnjë vepër tjetër mbi këtë piktor gjenial, na jep tronditjen e madhe ekzistenciale të këtij piktorit që në të gjallë të tij shiti veç dy-tre piktura dhe që nuk u kuptua nga shoqëria ku jetonte e ku, më vonë, arti i tij u konsiderua si vepra e një gjeniu. Jo më kot Antonin Artaud e cilësoi piktorin holandez “Organist i natyrës, qiellit …”!
Më bëri përshtypje që në këtë vepër, në qendër ishte drama shpirtërore dhe trallisja e këtij piktori të dehur me të bukurën, siç e shikonte ai dhe si e përfytyronte në telajon e vet. Kjo dramë dhe mendimet e tij artistike dhe filozofike, mbështetur në letrat e tij dërguar të vëllait, Theo, ishin thelbi i këtij filmi vërtet tronditës, ku për herë të parë shohim një van Gogh të mishëruar në mënyrë të përsosur, çka bëri që aktori Dafoe të nominohet me çmimin Oscar në vitin 2019.

Regjisori i këtij filmi nuk jepet shumë të deshifrojë veprën e tij, por ai ndalon në disa nga momentet më të vështira të jetës dhe artit të artistit, duke u përqendruar në fytyrën e tij, aty ku përjetohet drama, bukuria tronditëse e tragjike. Kështu, Dafoe bëhet një i ngjashëm me artistin dhe kjo ngjashmëri vjen nga mënyra sesi ai interpreton, si përjeton të bukurën, si dehet me natyrën, erën, kodrinat dhe lirinë e tij dhe kur kjo liri i cenohet ai tralliset, vuan, revoltohet.

Figura e van Goghut në këtë film është vërtet tronditës siç e shkruan dhe Artaud: “Van Gogh nuk vdiq nga deliri mental, por ai ishte viktimë e shoqërisë”. Ai është tronditës kur nga Parisi shkon në Arles dhe ku marrëdhëniet me Gauguinin bëhen dramatike; është tronditës kur e mbyllin në çmendinën e Saint Remy-së dhe në bisedat filozofike me priftin e kësaj çmendine; është tronditës në vizionet e tij, pra një përjetim që nuk e kemi gjetur në filmat e shumtë të realizuar mbi jetën e tij duke filluar nga vitet 1950 me Kirk Douglasin etj., apo filmat e mëvonshëm “Vincent et Théo Van Gogh”, “La vie passioné de Van Gogh”, “Van Gogh” etj.

Ndryshe nga filmat e tjerë, këtu kemi artistin që arrin të zbulojë thelbin e të bukurës, njerëzore, magjinë e ngjyrave të forta, artistin që dehet me tokën, zogjtë dhe erën, artistin që shtrihet dhe hedh dheun mbi fytyrë për të shijuar aromën e tokës; shohim jetën e tij të përvuajtur, të varfër, të vetmuar e në braktisje nga gëzimet e një jete. Gëzimi i tij i vetëm janë tablotë e tij, krijimi.

Fundi i jetës së tij është ndryshe nga ideja e vetëvrasjes që kemi patur për të. Është thjeshtë një grindje me dy të rinj të fshatit të cilët e plagosin, çka përbën një pistë të re për fundin e jetës së artistit, i cili nuk do të tregojë për vrasjen e tij. Sidoqoftë, imazhet e vdekjes së tij janë tronditëse … është trupi i tij i zhveshur dhe i shtrirë si një Jezu Krisht, janë duart e tij dhe të Téos që shtrëngohen për herë të fundit, duart e vëllait që asnjëherë nuk e braktisi, është dhimbja e madhe e një bohemi në kërkim të së bukurës së botës. Dhe, akoma më trondit fundi: trupi i tij i shtrirë në arkivol në sallonin e bujtinës ku kishte marrë dhomën me qira. Është i rrethuar nga pikturat. Dhe, ja, ne shohim aristokratët e borgjezët e rinj të cilët nuk shprehin dhimbjen ndaj artistit të vdekur dhe të zbuluar në arkivol, por interesohen rreth tablove ku secili kërkon të marrë diçka nga veprat e piktorit. Kjo ndodhte buzë lumit Oise, ku ai pikturonte në Auvers-sur-Oise, në bujtinën e varfër të atij fshati provincial që u bë i famshëm nga tablotë e tij.
Van Gogh, mbeti përsëri i vetmuar, me duart mbledhur, në vetminë e vdekjes. Dhe vetëm bota e shekullit XX do të zbulonte madhështinë e veprës së tij dhe ekzistencën tragjike të piktorit. Artisti vdiq dhe vepra e tij jetoi duke hyrë në legjendë. Arti i tij i madh do të jetonte përtej kohës.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, nderon kryetarin Haliti me mirënjohje

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

By adminMarch 2, 2026

Në një takim të mbajtur sot me drejtorët komunalë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban…

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

March 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.