Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
  • Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
  • Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së
  • Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Gazetari shqiptar lutet për legjendën e futbollit botëror, Pele! Ja çfarë i kishte thënë për Kosovën dhe shqiptarët…
Sport

Gazetari shqiptar lutet për legjendën e futbollit botëror, Pele! Ja çfarë i kishte thënë për Kosovën dhe shqiptarët…

adminBy adminDecember 23, 2022Updated:December 23, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, është ky lajmi i fundit që vjen nga Brazili.

Shqetësimet për legjendën e futbollit brazilian Pele po rriten sërish: ai ka nevojë sërish për më shumë kujdes dhe do t’i kalojë pushimet në spital, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke përkujtuar se redaktori i kësaj gazete Nefail Maliqi e kishte intervistuar dy here.

Shëndeti i Peles është një shqetësim i ri. Siç raporton spitali kurues në Sao Paulo, kanceri po përparon dhe legjenda e futbollit brazilian ka nevojë për “më shumë kujdes për të trajtuar dështimin e veshkave dhe zemrës”.

ImageFOTO GALERI

Përveç kësaj, dy nga vajzat e tij – Keyla Nascimento dhe Flavia Arantes – ndajnë në Instagram se babai i tyre do t’i kalojë pushimet në spital.

Pele, 82 vjeç, u shtrua në spitalin Albert Einstein për një rivlerësim të trajtimit të tij me kimioterapi më 29 nëntor, pasi përjetoi ënjtje në të gjithë trupin e tij dhe u shfaq i shqetësuar dhe konfuz. Në atë kohë, mjekët e diagnostikuan atë me një problem në zemër. Në shtator 2021, brazilianit i ishte hequr tashmë një tumor nga zorra e trashë.

Pele konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Ai luajti 92 ndeshje ndërkombëtare për Brazilin dhe fitoi Kupën e Botës tri herë (1958, 1962, 1970). Legjenda e Brazilit, Pele, pranohet gjerësisht se është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, pasi ka shkëlqyer në skenën kombëtare dhe botërore për më shumë se një dekadë.

Pele cfare i tha per Kosoven dhe Shqiptaret gazetarit të njohur shqiptar Nefail Maliqit në Gjenevë

Pele World Cup trophy 2014Legjenda e futbollit botëror, Pele qe kishte takuar për herë të parë një gazetar shqiptar, ka pohuar se ka njohuri për futbollin shqiptar. Braziliani ka thënë se Shqipëria e Kosova kanë shumë lojtarë të rinj, të cilët mund të shkëlqejnë nëpër klube të huaja, por paraprakisht atyre duhet t’u ofrohen kushte për t’u zhvilluar më shumë. Ai e ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë shqiptarët në këtë drejtim.

Ish futbollisti i famshëm brazilian kishte pohuar se Shqipëria e Kosova kanë shumë futbollistë me talent, të cilët mund të shkëlqejnë nëpër klube të huaja. Por, ai ka theksuar se atyre talentëve duhet t’u ofrohen kushte për t’u zhvilluar.

“Shqiptarët, të rinjtë, janë futbollistë të mirë, të cilët këtë e kanë dëshmuar, por edhe po e dëshmojnë sot në shumë ekipe botërore, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë. Nuk mjafton vetëm talenti dhe forca, por edhe mbështetja financiare për të pasur një futboll apo sport të mirëfilltë në një vend. Shtetin nuk e bën të njohur vetëm demokracia apo zhvillimi ekonomik, por edhe sporti. Prandaj pa demokraci dhe ekonomi të mirëfilltë nuk do të kishim as sport të mirëfilltë”, kishte deklaruar Pele në intervistën dhënë gazetarit të njohur shqiptar në Gjenevë Nefail Maliqit.

Pele gazetarit shqiptar Nefail Maliqit: Pse ju shqiptaret të mos keni një kombëtare? A jeni ju një popull, një komb, si gjithë popujt në botë?!
“Shqipërisë besoj se sot nuk i mungojnë këto kapacitete, sidomos rinia me plotë energji dhe talent. E tërë kjo nuk mjafton, por kjo armatë e të rinjve duhet të stimulohet dhe inkurajohet, për çka nevojitet padyshim më shumë vullnet dhe aksione nga ana e shtetit për të ndihmuar të rinjtë për të pasur një futboll apo sport më të avancuar”, citohet të ketë thënë Pele gjatë vizitës së të tijtë fundit  në Zvicër

Madje, ish ylli i futbollit botëror ka shprehur gatishmërinë e tij që ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për ta përparuar futbollin e saj. “Unë jam i gatshëm të ndihmoj futbollin shqiptar, nëse një gjë e tillë më kërkohet. Stafi im madje është i gatshëm të kontribuojë edhe me ndihmesa tjera të kuadrove me trajnerë apo këshilltarë të futbollit nga Brazili, që edhe Shqipëria të ketë nesër futbollistë dhe ekipe më të mira dhe të përsosura”, ka shtuar ai.

“Një gjë nuk e kam të qartë, nëse ju në Kosovë qenkeni shqiptar dhe ata ne Shqipëri shqiptare, pse ju nuk keni një kombëtare? sikur sot që ka Gjermania”, – kishte thënë legjenda e futbollit botëror.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Sot promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025) i autorit Enver Sadiku

February 16, 2026

Kryetari Hyseni, uron Klubin e Basketbollit Drita, për trofeun e Kupës në Ligën e Parë të Kosovës

February 16, 2026

Matoshi shpërthen në Zvicër

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

By adminMarch 2, 2026

Në një takim të mbajtur sot me drejtorët komunalë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban…

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

March 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.