Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Një roman që bën bashkë letërsinë dhe historinë
Kulturë

Një roman që bën bashkë letërsinë dhe historinë

adminBy adminNovember 21, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

( Arif Molliqi, “Arkivi i letrave të djegura”, roman, botoi Armagedoni, 2022)

Arif Molliqi ka mbledhur, ka inspektuar dhe pastaj ka hapur arkivin e vendlindjes. Sapo ka bërë këtë punë, ka trazuar mendjen dhe zemrën e shumë njerëzve të qytetit të vet. Ai i shpreh në roman pakënaqësitë e veta dhe të bashkëvendësve ndaj politikanëve dhe ministrave për shkatërrimin e qytetit. Me romanin dokumentar Arkivi i letrave të djegura, sipas bindjes sime, më të mirin nga krijimtaria e tij, ka bërë bashkë letërsinë dhe historinë. Ka treguar çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka mundur të ndodhë.

Ka ecur paralelisht me to në gjithë romanin jo vetëm në qytetin e lindjes, por deri në betejën e Fushë-Kosovës. Historia, dëshmitë e dëshmitarëve, rrëfimet e tyre, letrat, dosjet, gjykimet e protagonistit të romanit për djegien e arkivit të qytetit, i cili ka tipare autobiografike, i kanë dhënë romanit karakter të dokumentarit. Jo vetëm historia, jo vetëm të ndodhurat në qytezën rrëzë bjeshkëve, jo vetëm dosjet, por prapaskenat e personave për ta penguar kërkimin këmbëngulës të protagonistit në arkiv, e kanë bërë të veçantë këtë roman.

Çfarë i shqetëson ata se çfarë pune bën protagonisti në arkiv? Pse i shkojnë pas kudo që shkon? Pse interesohen për punën e tij? Kush përpiqet ta frikësojë? Pse dhe kush e ka djegur arkivin? Çfarë ka djegur në arkiv? Çfarë dëshmish ka gjetur protagonisti në arkiv? Çfarë dëshmish janë ato? Pse kërkojnë njerëzit mëshirë prej tij? Çfarë i rrëfejnë ata? Këto dhe mijëra pyetjeve të tjera u jepet përgjigje në roman. Përpos këtyre pyetjeve të panënkuptuara, në këtë roman me ngjarje historike mësojmë për luftën dhe për pasluftën.

Mësojmë për shumë ndodhi dhe mbrapshti në Manastirin e Deçanit. Mësojmë, po ashtu, dhe mezi gëlltitemi, kur shohim varrin e xhelatit pranë viktimës. Arkivi i letrave të djegura, edhe pse nuk e ka, na duket sikur e ka një kryeagjent që përpiqet të zbulojë shumëçka të agjentëve dhe të miqësisë së shqiptarëve me serbë. Se sa punë të mirë bën ai e se ç’ gërshetim mes historisë dhe letërsisë ka bërë Molliqi, mund të gjykoni vetë. Lexojeni këtë roman.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Kulturë

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

By adminOctober 8, 2026

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim publicistin dhe gazetarin Ismet…

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.