Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Komisioni për Arsim i LDK-së, në Gjilan : Arsimi në komunë po degradohet skajshmërish, fajtor qeverisja komunale
Lajme Lokale

Komisioni për Arsim i LDK-së, në Gjilan : Arsimi në komunë po degradohet skajshmërish, fajtor qeverisja komunale

adminBy adminNovember 7, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komisioni për Arsim i LDK-së së Gjilanit në përbërje nga Doruntina Kllokoqi, Arbëresha Aliu dhe Florije Rashiti, përmes një konference për media, kanë adresuar kritika në adresë të pushtetit përkatësisht sektorit të arsimit, ku sipas tyre, sot, kur kemi hyrë në javën  e dytë të muajit nëntor, po bëhen plotë 24 ditë prej kur edhe zyrtarisht ka filluar sezona e ngrohjes në institucionet arsimore, e këtë ngrohje për nxënësit ende nuk e ka mundësuar qeveria komunale.

Doruntinë Kllokoqi, nga ky komision ka thënë se përfaqësuesit e LDK-së në paraqitjet e tyre deri më tani,  kanë  rikujtuar qeverisjen komunale për nevojën e qasjes më ndryshe ndaj këtij problemi sepse, çështja e ngrohjes këtë vit del të jetë më komplekse dhe, duke marr parasysh këtë, komuna është dashtë që procedurat e tenderimit t’i fillojë me kohë dhe në procedura të rregullta.

“Përkundër insistimit tonë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, si pasojë e një qasje aspak serioze, sot në shkollat e Gjilanit nuk kemi ngrohje.( këtu i shtojë shkollat qe eventualisht nuk mbajnë mësim të hënën ose shkurtojnë orët ..). Qeveria komunale ka ble lëndë djegëse  dru me qmim 93euro/m³ krahasuar me çmimin e tregut 60euro/m³ pra 33 euro/m³ më shtrenjtë”, ka thënë Kllokoqi.

Ajo shtoi se ende nuk ka arritur të fillon procedurat e furnizimit të shkollave me dru.

“Shqetësimi tjetër për ngrohjen e shkollave është furnizimi i shkollave me lëndë djegëse me pelet dhe, sipas informacioneve ky proces ka ngecur dhe vazhdon të mos ketë rrugëzgjidhje. Kështu shkollat: Shkolla e Muzikës, Shkolla teknike” Mehmet Isai”, Shkolla “Bajram Curri”, Shkolla “Vesel Muja”, IP “Dardania”, Shkolla “Rexhep Elmazi”, do të përballen me të ftohtin e ditëve në vijim”, ka thënë Kllokoqi, për të shtuar se Kryetari i Komunës, z.Hyseni duhet të japi përgjigje se pse ende ne shkollën Selami Hallaqi kohëzgjatja e orës mësimore është 30 minuta si dhe cilat janë përpjekjet e tij që nxënësit e shkollës Rexhep Elmazi të fillojnë mësimin në shkollën e tyre.

“Kur jemi këtu nuk mjafton që tërë përgjegjësin tua bartin operatorit. Ku është këtu autoriteti i komunës që të rris planin dinamik të punimeve në shkollën “Rexhep Elmazi”, sa herë ka vizituar këto punime kryetari Hyseni. Kjo stërzgjatje e punimeve në shkollën “Rexhep Elmazi”,  shkakton nevojën e transportit të nxënësve të kësaj shkolle nga ana e prindërve  që është i kushtueshëm dhe humbje kohe për ata prind që i përcjellin fëmijët e tyre nga lagja Porodin në Dardani”, ka thënë tutje përfaqësuesja e LDK-së.

Ajo në emër të Komisionit për Arsim të LDK-së tha edhe se Kryetari Hyseni duhet të jap përgjegjësi se pse po vazhdon kjo situatë e krijuar në shkollën “Rexhep.Elmazi”.

“Sot, Kryetarit Hyseni po ja kujtojmë nevojën e riparimit por edhe të furnizimit të shkollave me gjeneratorë. Thirrjet institucionale për mungesë të energjisë gjatë dimrit e bëjnë urgjente këtë çështje”, ka thënë Doruntinë Kllokoqi.

Ajo ka apeluar të vizitohen shkollat e qytetit dhe të konfirmohen këto të dhëna dhe njëkohësisht të merret  përgjigje te kryetari komunës për këto shqetësime të LDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit. Prindërit duhet të njoftohen se pse shkollat nuk kanë lëndë djegëse për ngrohje.

“Neglizhenca dhe injoranca e qeverisë komunale të udhëhequr nga Alban Hyseni Kryetar po e degradon skajshmërish arsimin në komunën tonë. Duke heshtur para zbatimit të vendimit të MASHT-ti për ndryshimin e kalendarit shkollor. Ai në vend se ta mbikëqyr këtë proces dhe të deklarohet para qytetarëve zgjedh që të shtunave të shikoj punët e tijë private duke injoruar situatën kaotike që krijohet të shtunave në shkollat e Gjilanit.  Këtë sjellje e quajmë më shumë se sa mosdije dhe më shumë se sa Injorancë”, ka përfunduar fjalën e saj, Doruntinë Kllokoqi, nga Komisioni për Arsim i LDK-së së Gjilanit. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kulturë

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

By adminJuly 24, 2026

Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një…

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026

Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”

July 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.