Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni: KKSB është një mekanizëm shumë i rëndësishëm për të diskutuar sigurinë e qytetarëve
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni: KKSB është një mekanizëm shumë i rëndësishëm për të diskutuar sigurinë e qytetarëve

adminBy adminOctober 21, 2022Updated:October 21, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot takimin e parë, nën drejtimin e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se KKSB-ja është një organ shumë i rëndësishëm, ku diskutohet çështja e sigurisë së qytetarëve.

‘KKSB-ja është një organ shumë i rëndësishëm ku diskutohet siguria e qytetarëve tanë dhe e komunës  sonë, ku përfaqësimi është i atij niveli që mundëson pikëpamje të ndryshme dhe diskutime të shumta mbi çështjet e sigurisë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq një informatë për situatën e sigurisë në komunën e Gjilanit, e ka dhënë komandanti i Stacionit të Policisë, Agim Lipovica, i cili ka thënë se së bashku me qytetarët mund ta bëjmë Gjilanin qytet më të sigurtë dhe t`i eliminojmë dukuritë negative.

Në fillim të vitit jemi përballur me fenomenin e vjedhjes dhe grabitjes së marketeve, por përmes një plani operativ, policia ka arritur që brenda një afati shumë të shkurtër të kap kryesin, i cili ka qenë i akuzuar për diku 27 vepra të ndryshme.

Prioritet tjetër për policinë ka qenë edhe siguria në trafik.

Lipovica ka thënë se brenda këtij nëntëmujori janë shqiptuar rreth 12 mijë gjoba në trafik, ose rreth 4 mijë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por ka nevojë të punohet më shumë sa i përket çështjes së sigurisë në komunikacion, pasi që, për fat të keq, ka pasur edhe raste me fatalitet.

Komandanti i Stacionit të Policisë ka folur edhe për disa problematika tjera të identifikuara nga policia, si vjedhjet nëpër shtëpi, ndonëse sivjet ka pasur rënie të rasteve, në çka ka ndikuar zbulimi i hershëm i kryesve të veprave.

Sa i përket sigurisë në shkolla, Lipovica ka thënë se atje kanë qenë të angazhuar katër zyrtarë policorë në rroba civile, të cilët janë kujdesur për sigurinë e nxënësve, përkatësisht eliminimin e dukurive negative, siç janë droga, duhani dhe të tjera.

Përndryshe, ai u shpreh i kënaqur sa i përket bashkëpunimit me institucionet komunale.

Ndërkaq, togeri Suad Murati nga Drejtoria kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka folur për aktivitetet e kësaj Njësie të Policisë në luftimin e trafikimit që përbën shkeljen më flagrante të të drejtave të njeriut dhe paraqet një kërcënim madhor për sigurinë e shtetasve.

Duke e ditur se viktima potenciale të trafikimit mund të jenë edhe fëmijët lëmoshë kërkues në rrugë, Murati ka kërkuar nga qytetarët që të ndërpresin dhënien e lëmoshës, sepse në këtë formë nxisin shtimin e numrit të lëmoshë kërkuesve dhe ardhjen e tyre dhe nga jashtë.

Përndryshe, kryetari Alban Hyseni njoftoi se ka autorizuar nënkryetaren e Komunës që të marrë pjesë në takimet e KKSB-së, sa herë që ai nuk ka mundësi të vijë, për shkak të agjendave të punës dhe angazhimeve ditore, ndërkaq si koordinator i KKSB-së është caktuar Bejtullah Osmani nga DMSH-ja.

Në takimin e sotëm të KKSB, pjesëmarrësit kanë ngritur për diskutim çështje dhe shqetësime të ndryshme nga segmenti që përfaqësojnë në këtë mekanizëm komunal të sigurisë.

Meqë këto ditë në Serbi po mbahet regjistrimi i popullsisë dhe dihet që në Gjilan janë të vendosur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, kryetari Hyseni ka kërkuar nga anëtarët e KKSB-së që të shfrytëzojnë mundësitë që kanë dhe të bëjnë thirrje te banorët e Luginës që të marrin pjesë në regjistrim, në mënyrë që numri i shqiptarëve në Serbi të dalë ai që është realisht dhe ajo ai numër që nuk përkon me realitetin dhe gjendjen në terren./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kulturë

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

By adminJuly 24, 2026

Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një…

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026

Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”

July 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.