Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore

April 23, 2026

Fillon aksioni ”Për një Kamenicë të pastër” për pastrimin e mjedisit dhe vetëdijesimin qytetar në Komunën e Kamenicës

April 22, 2026

Shqyrtohen pasqyrat financiare janar-mars dhe nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale në mbledhjen e KPF-së

April 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore
  • Fillon aksioni ”Për një Kamenicë të pastër” për pastrimin e mjedisit dhe vetëdijesimin qytetar në Komunën e Kamenicës
  • Shqyrtohen pasqyrat financiare janar-mars dhe nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale në mbledhjen e KPF-së
  • Milaim Syla nderohet me mirënjohje nga Komuna e Vitisë për kontributin në komunitet
  • Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, ka prezantuar programet e studimit
  • Kryetari Hyseni, priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Istvan Dux, diksutuan për projekte zhvillimore
  • Në terren për vlerësimin e gjendjes së lumenjve dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje në pastrimin e tyre
  • Gjilan: Prezantohet projekti “Nga errësira në dritë”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Shaqiri: Ҫlirimi dhe bashkimi i Luginës me Kosovën na obligon të gjithëve
Lajme Lokale

Shaqiri: Ҫlirimi dhe bashkimi i Luginës me Kosovën na obligon të gjithëve

adminBy adminSeptember 29, 2022Updated:September 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në sallën e Teatrit të Gjilanit është mbajtur akademi në mbështetje të Luginës së Preshevës – Kosovës së paliruar., me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Bajrush Xhemajli, veprimtar, i persekutuar dhe ish luftëtar i UCK-së,  para pjesëmarrësve në këtë ngjarje tha: “Lugina e Preshevës në asnjë moment nuk ka mund të bëjë përjashtim në gjitha përpjekjet për organizimin e rezistencës dhe luftës për liri dhe ҫlirim kombëtar, që nga pushtimi osman, e deri më sot. Ishte pjesë e pandarë e Kosovës dhe tejet e rëndësishme në krejt këto përpjekje plotë sakrifica, prej më të ndryshmeve, e deri në sakrificën sublime të patriotëve që su përkulën kurrë. I kemi të përbashëta të gjitha: që mga territori kompakt, e deri te luftërat që bashkë bëmë ndër shekuj, e veҫanërisht dy luftrat e fundit të udhëhequra nga Lufta Clirimtare e Kosovës dhe Ushtria ҫlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanovc, pra kemi të përbashkëta luftën e fshehtë dhe të hapur, kemi qenë ne ҫeli të përbashkta dhe llogore të përbashkëta, por që mjerisht të përbashkët nuk e kemi atë për të cilën luftuam e që e deshëm më së shumti-lirinë!”.

Sipas tij, përderisa Kososova është bërë shtet i njohur ndërkombtarisht, sot Luginës i mohohen edhe të drejtat elementare kombëtare, e ҫdo ditë e më shumë shqitarëve po u ngushtohet mundësia e komunikimit me Kosovën e lirë . Por, gjithsesi, Lugina, ashtu siҫ e pat të përbashkët të kaluarën, duhet dhe do ta ketë të përbashkët edhe të ardhmen.

“Pretendimet politike që e kanë ndarë Luginën e Preshevës nga Kosova, realisht nuk duhej të egzistonin më. Prandaj ka ardhur koha që shtei i pavarur dhe Sovran i Kosovës të njihet edhe nga Serbia, e që në këtë kuadër është e pashmangshme edhe zgjidhja politike për Luginën dhe me redifinim të kufinjëve”, tha Xhemajli.

Kurse, Shaqir Shaqiri, ish i burgosur politik, udhëheqës i KRR të LPK-së në Preshevë, ish komandant i Zonës së Tretë të UCK-së dhe zëdhënës i UCPMB-së, tha: “Lugina e Preshevës nuk ka asnjë ndarje gjeografike dhe demografike nga Kosova dhe në të gjitha organizimet që ishin bërë kundër gjithë pushtuesve për ҫlirim dhe bashkim kombëtar, Lugina e Preshevës dhe Kosova i kanë të përbashkëta, si : Veprimtarët politik, qelitë e burgut, luftën për ҫlirim, plagët e lirisë, ushtarët clirimtar dhe dëshmorët dhe heronjët. E të përbashkët nuk e kanë vetë lirinë, anipse derdhëm gjak bashkarisht edhe në Kosovë edhe në Luginë”.

Sipas tij, derisa sot Kosova është e lirë dhe prosperon anëtarësimin në BE dhe NATO, Lugina e Preshevës është e robëruar dhe po përballet me politikë permanente gjenocidale nga Serbia. Dhe derisa Kosova u garanton të drejtat më të mëdha që njeh historia e njerëzimit për pakicat serbe, Serbia ua ndalon ҫdo sImbol kombëtar shqiptarëve, madje i burgos dhe i kërcënon. Serbia ua pasivizon adresat dhe i ҫregjistron shqiptarët nga libri amë. I detyron nxënësit shqiptar të këndojnë hymnin serb, të mësojnë histirinë serbe dhe rrjedhimisht tua imponojnë historinë e shtrembëruar për prejardhjen e tyre.

Ndërsa Kosova, në emër të reciprocitetit ua vështirëson lëvizjen e lirë shqiptarëve të Luginës në drejtim të Kosovës, mos të flasim për vështirësitë e lëvizjes së lirë të mallrave me të cilën ata pak banor sigurojnë ekonimin e tyre familjare.

Lugina e Preshevës e ndau nga Kosova politika hegjemoniste dhe kriminale e shtetit okupues serbo-jugoslav. Oportunistt politik të kohës së sotme, po përpiqen ta relativizojnë ҫështjen e pasgjidhur politike, sociale, kulturore dhe kombëtare të Luginës së Preshevës. Me veprime humanitare e me thirrje shterpe për të drejtat qytetare.

Eshtë alarmante dhe duhet ta kuptojmë të gjithë, në veҫanti Prishtina zyrtare se banorët resident në luginën e Preshevës ka 50 për qind më pak se sa kishte në vitin 1999ë2000. Dhe vazhdon me një trend të lartë të shpopullimit. Prandaj Lugina e Preshevës kërkon zgjidhje politike dhe tani është momenti I fundit për një qasje shume më serioze në mbështetjen e saj. Të mos harrojm se Lugina e Preshevës ësht Kosovë e pa ҫliruar. Ҫlirimi dhe bashkimi i saj me Kosovën na obligon të gjithëve pa dallim të përkatësisë sonë partiake apo fetare”, tha Shaqiri./GJILANI INFO/

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore

April 23, 2026

Fillon aksioni ”Për një Kamenicë të pastër” për pastrimin e mjedisit dhe vetëdijesimin qytetar në Komunën e Kamenicës

April 22, 2026

Shqyrtohen pasqyrat financiare janar-mars dhe nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale në mbledhjen e KPF-së

April 22, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore

By adminApril 23, 2026

Në fshatin Kravaricë të Gjilanit është mbajtur një ditë fushore, ku është prezantuar projekti “Zgjidhje praktike…

Fillon aksioni ”Për një Kamenicë të pastër” për pastrimin e mjedisit dhe vetëdijesimin qytetar në Komunën e Kamenicës

April 22, 2026

Shqyrtohen pasqyrat financiare janar-mars dhe nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale në mbledhjen e KPF-së

April 22, 2026

Milaim Syla nderohet me mirënjohje nga Komuna e Vitisë për kontributin në komunitet

April 22, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore

April 23, 2026

Fillon aksioni ”Për një Kamenicë të pastër” për pastrimin e mjedisit dhe vetëdijesimin qytetar në Komunën e Kamenicës

April 22, 2026

Shqyrtohen pasqyrat financiare janar-mars dhe nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale në mbledhjen e KPF-së

April 22, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.