Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

September 25, 2026

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
  • Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
  • Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
  • Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
  • Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
  • Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
  • Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Botohet në Itali romani “Rugët e ferrit” i shkrimtarit Visar Zhiti
Kulturë

Botohet në Itali romani “Rugët e ferrit” i shkrimtarit Visar Zhiti

adminBy adminSeptember 27, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Një libër koral i dhimbjes dhe vuajtjes, ndërkaq dhe universal…

“Kjo është dëshmia e tragjedisë së jetuar në heshtje nga mijëra njerëz, opozitarë, disidentë dhe martirë të diktaturës së përgjakshme komuniste. Një përvojë e jetuar në vetën e parë dhe e shndërruar në një rrëfim që, për shkak të karakterit të saj universal, interpreton emocionet, kujtimet, vuajtjet dhe mizoritë e padëgjuara të atyre që patën fatin e keq të përplaseshin me uniformat e policisë politike të Enver Hoxhës. Visar Zhiti u burgos pikërisht për veprën e tij poetike, e shmangur nga dogmat mbizotruese të realizmit socialist.

Ndodhitë e tij, që janë të njeriut, na japin një thyerje të pamëshirshme, si të papërpunuar dhe të vërtetë mbi gjendjen çnjerëzore të të burgosurve politikë të burgjeve enveriste në sistemin mizor.”

Kështu shkruhet në kopertinë të librit “Rrugët e Ferrit”, me nëntitull “Jeta ime në burgun e Spaçit”, botuar këtë vit në Itali nga Editori “Besa”, me përkthimin plot forcë të Profesor Matteo Mandalá, shef i katedrës së Albanalogjisë në Universitetin e Palermos, autori i shumë botimeve dhe studimeve dhe artikujve kritikë, të nohur në botën Universitare në Europë dhe me gjerë.

“Sulle strade dell’inferno” (“Rrugët e ferrit”) është shpërndarë tashmë në të gjitha libraritë e Italisë dhe ka tërhequr vëmendjen e lexuesit, por dhe të shkrimtarëve dhe kritikëve italianë. Të 576 faqet e librit strade dell’inferno” (Rrugët e ferrit) vlerësohen për dëshminë artistike dhe gjuhën e tyre tronditëse, aq sa të zhveshur, po aq aq dhe metaforike, plot dhëmbje si e tragjedive, por dhe me finesat lirike,

Në ballinë të librit është vendosur një pikturë e Atjon Zhitit, birit të autorit, me plot natë e dritare të shtrembëta dhe një masiv i zbardhëllyer, që më shumë se sa një hënë e madhe, duket si ortek bore a shkëmb fatal.

Dhe në përthyerjen e parë është vendosur një pjesëz nga libri, pikërisht kjo:

Burgu i vërtetë, më i rëndë, i padurueshëm fillon kur gjithçka përsëritet. Njëshmëria. Asgjë e re nga fronti i skëterrës. E tmerrshme. Po ajo bukë e zezë e po ata policë të zinj. Ajo lopatë dhe guvë dhe po ai Vit i Ri, aspak i ri. Uria po ajo, si bora që mbulon gjithçka. Vdekja s’është më vdekje, por përsëritje e vetvetes. Puna nuk është më punë. Familja s’është familje. Njeriu nuk është më njeri. Asgjë s’është më ndryshe. Ditët janë ulëritshëm njëlloj. Si prangat, si ulërima. Si uji që rrjedh kot në çezmat e burgut. Po ai qiell e gumëzhima nën të. Telat me gjemba po ata. Tjetri po ai. Si vetvetja. S’ka më emocione. Dhe asnjë grua në ëndërr. Truall i tredhur. I harruar. I humbur. Si lëkurë kafshe të ngordhur. Diktaturë.

Ndërsa në përthyerjen e kopertinës së pasme është një shënim i shkurtër për autorin:

VISAR ZHITI, poet dhe shkrimtar shqiptar, në vitin 1979 u dënua me dhjetë vjet burg për poezitë e tij “dekadente dhe intimiste”, në kundërdhtim.me ç’detyronte realizmi socialist. Permbledhjet e tij me poezi nga “Kujtesa e ajrit” (“Memoria del vento”, 1993) te “Dyert e gjalla” (“Le porte vive” 1995) dëshmojnë jetën në burg dhe agun demokracisë,

Ka botuar tregime e romane, të përkthyer në gjuhë të ndryshme, mes të cilëve dhe “Funerali i pafundmë” 2017.

Është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1996, minister i kulturës në 2013. Ka marrë shumë çmime për veprimtarinë e tij letrare, mes të cilëve “Ada Negri” në 1997 dhe Çmimin Ndërkombëtar “Mario Luzi” për poezi të pabotuara.

Vepra nis me shënimin ashtu si dhe në shqip, edhe në italisht:

Roman me personazhe reale e ngjarje që s’do të doja të ishin të vërteta, ndërkaq nuk shpika asgjë, vetëm përzgjodha nga përjetimet. Por të shkruarit e tyre ngjante me një tjetër burg”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit

September 9, 2026

Më dhuro një lule…

September 7, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

By adminSeptember 25, 2026

Në Viti u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë,…

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit

September 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

September 25, 2026

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.