Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
  • Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
  • Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së
  • Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Zef Pllumi, intelektuali që nuk u bë kurrë garniturë e politikës
Kulturë

Zef Pllumi, intelektuali që nuk u bë kurrë garniturë e politikës

adminBy adminSeptember 10, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Agron Gjekmarkaj

Dy ditë më parë, At Zef Pllumi pat njërën prej ditëlindjeve të tij! Atë të pagëzimit si Prekë Gjekmarkaj, më 29 gusht 1924. Ai ka dhe dy të tjera, një të pazakontë ideologjike që i shënuan në dëshminë e arrestimit të parë, 14 dhjetor 1946 – pa pritur përgjigjen e tij se kur pat lindur, 7 prill ia vunë meqenëse ishte dita e pushtimit fashist dhe ai si xhakon françeskan duhej me patjetër të ishte këmishëzi ideologjikisht për sundimtaret e rinj!!

Një tjetër e ka në një nga muajt e vitit 1958, ku shugurohet meshtar me emrin e ri Zef Pllumi, si dedikim ndaj jetës së re klerikale (si më parë Zef Ndoka në At Gjergj Fishta, në respekt të traditës para koncilit të dytë që filloi në vitin 1962 për t’i përmbyllur punimet në 1965).

La gjurmë unike për shkrimin dhe etiken e tij për epërsinë morale që dekadat i vunë mbi supe.

Ismail Kadare, kur një shekull po përmbyllej e kah fundi i tij shfaqej “Rrno vetëm për me tregue”, pat thënë se “gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët”.

Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë!

“Frati i lirisë kundër tiranisë” apo “Frati i kujtimeve” e pat përkufizuar Aurel Plasari, profesori që iu bashkëngjit menjëherë në vitin 1990 për të riformatuar sistemin kulturor. “Misionari i rebeluar” e thirri miku e akademiku Sabri Hamiti e shumë e shumë analiza e përcaktime nga personalitete botërore e të vendit, për të dhe veprën e tij, e të gjitha këto sipas profesor Mark Markut e kanë një shpjegim. “Ndoshta një nga arsyet pse At Zef Pllumi ishte aq mbresëlënës për ata që e takonin, kishte të bënte pikërisht me faktin se ai ishte mishërim i gjallë i etërve të mëdhenj të Kishës shqiptare. Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë, që nga Fishta e deri te Harapi; jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre; jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta. Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive më të spikatura të tyre. Ishte një ekstrat i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatikën, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj. Kjo e bënte atë njëfarë guruje të çuditshëm të të gjithëve”!

Ndryshe nga gjuha e kohës në liri! Ai nuk u viktimizua kurrë, nuk u ankua për vuajtjet e veta, nuk kërkoi revansh, por ndryshimin e trurit, të mentalitetit, kërkoi dekomunistizim të shoqërisë, shkolla evropiane për të rinjtë, te të cilët shihte shpresën e vetme për ndryshim kur pushteti në demokraci po merrte formë tribale dhe korrupsioni pozicionohej si shtyllë kurrizore e tij.

I vetëdijshëm për historinë, rolin, misionin si intelektual shqiptar, si frat katolik, si shkrimtar, si ish-i burgosur politik, nuk u bë asnjëherë garniturë e politikes, por në mënyrë antropologjike shkroi për shqiptaret dhe veten, për atë që pa e nuk duhej të ndodhte, për atë që mësoi e duhej ta përcillte, për atë që përjetoi e përballoi, ashtu siç ai e rrëfente “dhe unë gjatë gjithë kësaj jete, edhe në sistemin komunist jam përpjekur t’u tregoj që ata nuk ja kanë arritur qëllimit, nuk e kanë zhdukur njeriun tek unë. Këtë ia tregoj vetes.

Ka qenë një provë shumë e rëndë, ju s’mund ta kuptoni se jeni të rinj, por njeriu në kushte të jashtëzakonshme, mund të humbte aftësinë e të qenurit njeri”.

Në dukje i thjeshtë një pohim kësodore, por universal, gordian në çdo ditë të jetës së një individi, së një shoqërie së një kombi në përpjekje për të mos bjerrë humanizmin atë që bën dallimin mes lirisë dhe barbarisë, së drejtës dhe dhunës, së bukurës dhe banales, së vërtetës dhe propagandës!

Ky është thelbi i veprës së At Zefit, që në çdo ditëlindje të tijën na vjen për të na kujtuar se nëse duam mund të jemi të epërm mbi rrethanat, shqiptarë modern që i dinë rrënjët, shqiptarë evropianë që duan njëri-tjetrin në diversitet”. “Rrno vetëm për me tregue” është libri themelor i shekullit të shqiptarëve, Pllumi demiurgu i tij asketik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, nderon kryetarin Haliti me mirënjohje

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

By adminMarch 2, 2026

Në një takim të mbajtur sot me drejtorët komunalë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban…

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

March 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.