Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës
  • Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro
  • Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person
  • Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
  • Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme
  • U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë
  • Ajshe Damati-Bekteshi pensionohet pas 38 vitesh shërbim
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Ndalen dy persona për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Botërore»Kievi fiton territor – SHBA e Gjermania me ndihma të tjera
Botërore

Kievi fiton territor – SHBA e Gjermania me ndihma të tjera

adminBy adminSeptember 10, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein u takuan ministrat e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë nga 50 vende.

“Fytyra e luftës” po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein të premten. Që nga fillimi i luftës kanë ndryshuar disa aspekte: Ukraina e ka ndalur zjarrin rus me goditje artilerie masive në jug dhe lindje të Ukrainës dhe këtë javë njofton për rifitim të disa qindra kilometrave territor në lindje të metropolit, Kharkiv. SHBA dhe aleatët duhet “ta rigjallërojnë industrinë e mbrojtjes”, kërkoi Austin në takimin e ministrave të Mbrojtjes, Bëhet fjalë që “t’iu përgjigjemi si prioriteteve të Ukrainës ashtu edhe nevojave tona”. Kjo do të thotë, që Ukraina do të furnizohet me më shumë pajisje ushtarake perëndimore.

Ka kaluar pranvera, kur përkrahësit e Ukrainës përpiqeshin të ndihmonin Ukrainën me tanke të vjetra sovjetike nga rezervat e ushtrisë të vendeve aleate lindore të NATO-s. Bëhet fjalë me sa duket për integrimin e Ukrainës në industrinë perëndimore të armatimit. Kievi kërkon raketa me rreze të shkurtër veprimi të tipit, ATACMS me një rreze veprimi 300 km. Deri më tani administrata amerikane nuk e ka pranuar këtë, sepse me to mund të goditeshin edhe objektiva në territorin rus.

Njoftimet optimiste të kujdesshme të Ukrainës për zhvillimin e luftës në lindje dhe jug të vendit nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Me fillimin e shtatorit, kur ofensiva ukrainase filloi, Kievi ka vendosur bllokimin e informacionit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh, se nuk është momenti të themi me emër emrat e fshatrave dhe qyteteve të çliruara. Por këtë javë në mediat sociale janë paraqitur mjaft video me zonat e çliruara. Vëzhgues të institutit “European Council of Foreign Relations” (ECFR), i konfirmojnë këto njoftime, duke theksuar se kundërofensiva nuk do të jetë “luftë rrufe”, sepse për këtë vendi ka nevojë për më shumë armë, shkruajnë Margaryta Khvostova dhe Dmytro Kryvosheie në një analizë të publikuar para takimit në Ramstein. Bëhet fjalë që me goditje të mirëmenduara, si psh goditja me artileri e furnizimeve ruse dhe misione të vogla të ushtarëve ukrainas të dërrmohen trupat ruse.

Edhe eksperti gjerman i sigurisë, Nico Lange thotë se “nuk bëhet fjalë për një ofensivë të gjerë, por për veprime të kufizuara, që me oportunizëm përdorin pikat e dobta të pozicioneve ruse”. Sipas Lange, “territori në jug të Ukrainës është i sheshtë”, dhe “çdo lloj lëvizjeje e këmbësorisë është shumë e rrezikshme. Për kundërsulme të gjera dhe suksese ushtarake në Ukrainën jugore do të nevojiten më shumë tanke mbrojtës dhe transportues trupash.”

Nico Lange ka parasysh me këtë tanket gjermane Marder, që Ukraina i kërkon që nga pranvera. “Paqja arrihet me armë gjermane”, kërkon eksperti i afërt me CDU në revistën gjermane “Politika ndërkombëtare”. Sidomos nga sulmet me raketa të rusëve kundër objektivave jo ushtararë po vriten edhe më tej civilët në Ukrainë.

Para takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën në Ramstein, kryekomandanti i trupave ushkarake ukrainase, deklaroi, se Ukraina mund t’i zmbrapsë trupat pushtuese ruse. Valery Salushnyj është shprehur për agjencinë e lajmeve, Ukrinform, se Rusia deri më tani mund të godasë pa “ndëshkim” çdo cep të territorit ukrainas.

Për herë të parë gjenerali ka konfirmuar, se shpërthimet në bazën ruse Saki dhe në depot e municionit e hekurudhat në Krime janë kryer nga trupat ukrainase. Salushnyj duke iu referuar filozofit ushtarak prusian, Clausewitz, – sipas të cilit duhet kuptuar “qendra e gravitetit” të armikut e kush e godet këtë atij i përket fitorja – shprehet se goditja në çdo cep e Ukrainës është qendra e gravitetit rus, dhe kjo duhet eliminuar. Prandaj Ukraina kërkon raketa me rreze të shkrutër veprimit të MGM-140 ATACMS (Army Tactical Missile System), thotë Salushnyj. Nëse kjo qendër nuk neutralizohet “situata aktuale mund të zgjasë me vite.” Nëse kjo neutralizohet, shumë gjëra janë të mundura, ndoshta edhe negociata për fundin e luftës. /dw/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ushtria ukrainase: Rusët dje humbën 470 ushtarë

September 30, 2023

Osmani takohet me Biden: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

September 21, 2023

Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia ka keqpërdorur veton në rastin e pavarësisë së Kosovës

September 20, 2023
Mos humbni
Kronikë

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

By adminApril 11, 2026

Java që lamë pas është karakterizuar me një numër të lartë aksidentesh në trafik, duke…

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026

Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta

April 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.