Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot nga qytetarët e shumtë të cilët kishin ardhur enkas për të iu uruar atij fitoren në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje dhe atë pas publikimit të rezultateve preliminare.
Me këtë rast kryetari Haliti pritet të marrë mandatin e tij 4-të qeverisës.
Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe tha se fitorja nuk është vetëm e tij por e të gjithë qytetarëve vitias pa dallime partiake.
“Sot nuk kam fituar unë por kanë fituar të gjithë qytetarët vitias dhe atë pa asnjë dallim politik. Do të vazhdoj të mbes punëtorë i shtetit dhe do të punoj për mirëqenien e secilit qytetarë”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti. /Gjilani INFO/






