Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit
Opinione

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

adminBy adminJune 21, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Bejtush A ISUFI

Ante Festum

Identiteti kombëtar nuk mund të ruhet pa njohur historinë

Përvjetori i madh – 150-vjetori i njërës prej ngjarjeve më të shënuara të historisë së shqiptarëve – do të shënohet më 10 qershor 2028.

Duke njohur realitetin qeverisës në tokat shqiptare, besoj se ora ka filluar të ecë shpejt drejt këtij përvjetori, edhe pse dikujt mund t’i duket se ende ka mbetur kohë e mjaftueshme.

Me këtë tekst të shkurtër, do të doja që, në cilësinë e njërit prej atyre miliona shqiptarëve, t’i drejtohem publikisht Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe kryetarit të saj, që si qytet dhe komunë nikoqire të ngrisë Këshillin e vet organizativ për shënimin e kësaj dite.

Po ashtu, Komunës dhe kryetarit të saj, z. Totaj, i bëj thirrje që, në emër të Komunës, t’i drejtohet me kërkesë kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, që në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit të themelojnë Këshillin Organizativ për shënimin e 150-vjetorit të Lidhjes Shqiptare.

Koha e mbetur është mjaft e shkurtër për të realizuar projekte të veçanta, të cilat do të duhej të zhvilloheshin në qytetin e Prizrenit, në Tiranë, Prishtinë e Shkup, apo edhe në qytete të tjera shqiptare.

Varësisht nga mosha e lexuesve, atyre më të vjetër se unë, u kujtohet nga përvoja e tyre personale, ndërsa ne të tjerëve nga libri dhe televizioni, se dy përvjetorë të tillë të mëdhenj kishin lëvizur shpirtërisht Kosovën dhe kishin frymëzuar secilin prej banorëve të saj në betejat e mëdha që u zhvilluan më vonë.

Çdo ditë pas shënimit të dy përvjetorëve të mëdhenj ishte e ndryshme nga ato para këtyre datave, por edhe sot, pas 57 vjetësh nga shënimi i 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe 47 vjetësh nga shënimi i 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është e pashmangshme të mos shohim, dëgjojmë dhe lexojmë atë që u krijua si frymëzim nga shënimi i këtyre përvjetorëve – dhe kjo krijimtari jo vetëm që frymëzoi demonstratat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981, por po ashtu mbeti e veçuar si thesar i veçantë në panteonin e krijimtarisë shpirtërore të kombit./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.