(ose kënga e dashurisë)
Ahmet Selmani
Mbi flokun e hënës
flenë zogjtë e lodhur
nga dita spartane
nata i trazon me çomangen e zezë
ua zbon ëndrrat me zjarr
e ata sillen e sillen përreth saj
duke u shikuar sy më sy
seç pëshpërisin diçka midis tyre
që s’e kupton as heshtja
pastaj ia marrin këngës së dashurisë
dhe nata ziliqare bën vetëvrasje
nga dëshpërimi./GJILANI INFO/