Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Policia: 2512 tiketa trafiku brenda një dite

March 25, 2026

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

March 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
  • Policia: 2512 tiketa trafiku brenda një dite
  • UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës
  • Mbahet Java e Frankofonisë, me aktivitete të ndryshme në Gjilan
  • Vitia – Kirchhain forcojnë partneritetin: Në fokus, projektet mjedisore dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm
  • Sesion informues për mundësitë e studimit në Francë
  • Kryetari i Gjilanit ka vizituar sot Qendrën Down Syndrome
  • Kryetari Haliti me delegacionin e tij po qëndron për vizitë zyrtare në Kirchhain të Gjermanisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës
Lajme Lokale

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

adminBy adminMarch 24, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe Drejtori Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm dhe strategjik ndërmjet universitetit dhe sektorit privat, duke orientuar zhvillimin e ideve, projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. Përmes këtij memorandumi synohet avancimi i inovacionit, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe krijimi i mundësive konkrete për studentët dhe stafin akademik.

Bashkëpunimi ndërmjet palëve do të përfshijë, realizimin e projekteve të përbashkëta, mundësi për praktikë profesionale për studentët, organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme akademike, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe publikimeve të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin institucional.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do të kontribuojë në lidhjen e universitetit me sektorin privat dhe tregun e punës, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të ofrojë kapacitetet e tij akademike dhe studentore për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Me këtë rast, Skender Krasniqi, Kryetar i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i ka ndarë Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij institucioni.

Gjatë vizitës në universitet, përfaqësuesit e Dhomës kanë vizituar edhe Laboratorin STEM dhe Laboratorin e Shkencave Sociale, duke u njohur nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet akademike që ofron UKZ për studentët dhe stafin. /Gjilani INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbahet Java e Frankofonisë, me aktivitete të ndryshme në Gjilan

March 24, 2026

Vitia – Kirchhain forcojnë partneritetin: Në fokus, projektet mjedisore dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm

March 24, 2026

Sesion informues për mundësitë e studimit në Francë

March 24, 2026
Mos humbni
Kulturë

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

By adminMarch 25, 2026

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë…

Policia: 2512 tiketa trafiku brenda një dite

March 25, 2026

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

March 24, 2026

Mbahet Java e Frankofonisë, me aktivitete të ndryshme në Gjilan

March 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Policia: 2512 tiketa trafiku brenda një dite

March 25, 2026

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

March 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.