Është realizuar analiza e performances profesionale për disa shërbime internistike dhe kirurgjike, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Në këtë kuadër që u tha është prezantuar analiza e performancës profesionale në shërbimet e Internës dhe të Gjinekologjisë.
Janë prezantuar indikatorët e punës për periudhën Prill–Maj–Qershor 2025.
Ndërkohë analiza e performancës profesionale do të vazhdojë edhe për shërbimet e tjera, bëhet e ditur përmes këtij njoftimi./Gjilani INFO/




