Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për miratim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 29.12.2025.
2. Pyetje legjislative drejtuar ekzekutivit.
3. Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025.
4. Shqyrtimi i Raportit të Kuvendit Komunal të Kamenicës për vitin 2025.
5. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor të Komunës së Kamenicës për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor (TM4) 2025.
6. Propozim vendim për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2025–2033.
7. Shqyrtimi i informatës nga Raporti i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2025.
8. Shqyrtimi i informatës së Këshillit Komunal për Siguri dhe Bashkësi (KKSB) për vitin 2025.
9. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2024.
10. Propozim vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026.
11. Kërkesë nga MAPL për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit me nr. Sh.01 Nr. 36248.
12. Kërkesë nga MAPL për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit me nr. Sh.01 Nr. 21283.
13. Të ndryshme.
Pasi hapjes së mbledhjes nga Kryesuesja e Kuvendit u paraqit rendi i ditës, ku të gjitha pikat pasi u shqyrtuan, me shumicë votash u miratuan./Gjilani INFO/




