Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ( QKMF ) “Dr. Nagim Rexhepi” në Gjilan, ka bërë me dije trajnimin e punëtorëve shëndetësor të urgjencës të kësaj Qendreje në bashkëpunim me KFOR-in turk që është zhvilluar më datat 25.02.2025 dhe 27.02.2025.
Ndërkaq, njoftohet se gjatë këtij trajnimi janë mësuar teknika dhe praktika të avancuara për menaxhimin e rasteve emergjente, përmirësimin e aftësive për intervenim të shpejtë dhe të saktë në situata urgjente, si dhe përdorimin e pajisjeve moderne mjekësore për trajtimin e pacientëve në kushte kritike./GJILANI INFO/




