Një rast i vjedhjes së rëndë në tentativë është raportuar në fshatin Topanicë të Kamenicës.
Sipas ankuesit, i cili është imam i xhamisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekt, ku kanë thyer dhe dëmtuar kasafortën. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të marrin asgjë nga brenda saj.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar/Gjilani INFO/


