Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
  • Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
  • Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
  • Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
  • Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
  • Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
  • Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
  • Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Thirrja e alpeve
Kulturë

Thirrja e alpeve

adminBy adminAugust 25, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Ndue Dedaj

  Reportazh

Stina e verës mbase nuk përjetohet askund më bukur se në Tropojë. Duhet të jetë thirrja e Alpeve aq mahnitëse. Pyet veten njeriu, si ndodh të jenë të bukura kreshtat e larta alpine, edhe kur ato janë të zhveshura nga bimësia dhe presin borën për t’u hijeshuar? Tjetër është për to drita e mëngjesit, tjetër e mesditës dhe tjetër ajo e muzgut. Kur je këtu dielli nuk perëndon mbi Adriatik, por sikur bjen të flerë në ndonjë “sy të kaltër” bjeshke diku kah Jezerca. Ndjesia artistike është e pashmangshme për cilindo admirues të këtij visari natyror unik, veçmas për artistët. Nuk di si do të ekzistonin skulpturat monumentale pa këto peizazhe fantazmagorike majash shkëmbore, me gjithnur afreskash e formash, gjer “njerëzore”: të jenë profile kreshnikësh mitikë, kalorësish të pathyeshëm, krushqish të ngrirë, lahutarësh epikë, kërcimtarësh haplehtë, apo dashnorësh të krisur?…

Perdet e teatrit alpin, prej ngjyrash të shumta: gri (guri), jeshil (pyjet), kaltër (lumi), bardhë (bora), blu (qielli), verdhë (hëna) etj. ndërrojnë si ato të skenave klasike. Pa to nuk do të shkruheshin dot poemat e famshme rapsodike dhe ato moderne të poetëve të shquar të Alpeve. Nuk do të kompozoheshin simfonitë me zëra shqipesh dhe tinguj qiellorë. Nuk do të kishim në ekspozita piktura me zana e dhi të egra. Është një “spektakël” aspak i ngrirë, por në lëvizje të përhershme, të cilit ia shumëfishojnë lëvizjen ecëtarët e maleve, që flasin shqip dhe në gjuhë të huaja. Përdorëm këtë fjalë, edhe pse ata që përshkonin shtigjet quheshin shtegtarë, por mbase për të bërë dallimin, se ata të dikurshmit ishin ecës nga halli, kurse këta të sotmit nga qejfi…

Mbasi kemi përshkuar Gjakovën e lënë mbrapa Qafë – Morinën, fshati i parë që na shfaqet parasysh është Kasaj, që së fundi është bërë me rrugën e re të asfaltuar. “Duket si një fshat zviceran”, thotë njëri nga bashkudhëtarët tanë. Ecim drejt qytetit “Bajram Curri” dhe teksa vështron shtëpitë që nxjerrin tym, me plot makina të vogla te porta dhe njerëz që hyjnë dhe dalin, të krijohet për një çast ideja se në Tropojë nuk ka ndodhur braktisja e maleve. Kjo ngaqë njerëzit janë kthyer për ta kaluar verën mes freskisë së bjeshkëve e krojeve. Pimë një kafe në qytetin e heroit të Dragobisë dhe marrim udhën për një vizitë të shpejtë deri në Lekbibaj, pasi fundjava i përket Valbonës. Është një lloj “rikornicioni” paraprak për të shkuar në ditët që vijnë drejt Curraj – Epër. Kemi hyrë në krahinën e njohur të Nikaj – Merturit. Ndërsa i bëjmë fotografi peizazhit malor karakteristik, me shtëpitë alpine nëpër shpate malesh dhe përrenjtë që befas i përpinë liqeni i Komanit, sipër shohim të ngrihen retë e tymit, pasi po digjet pylli. Nuk na zë syri ndonjë zjarrfikëse që po nxiton për atje!? Ai zjarr do të lërë plagën e tij në një mjedis që po bëhet përherë e më i kërkuar nga turistët e ku kullat kanë filluar të kthehen në bujtina të vogla mikpritëse.

Lugina e Valbonës, rreth 20 km, tashmë është kthyer në një qytezë alpine e një turizmi të qëndrueshëm, me plot turistë, veçanërisht të huaj, që i has kudo, në bujtina, shtigje malesh, duke u flladitur në lumë, disa prej tyre me makina – “shtëpi”. Vështirë se ndokush mund të thotë një shifër të saktë se sa “banorë” e popullojnë atë gjatë një vere a dimri, por nuk është qëllimi ynë të japim shifra. E rëndësishme është të thuhet se në Valbonë është kapur standardi bashkëkohor i turizmit dhe bëhen përpjekje për më të mirën. Kjo nuk do të të thotë se nuk ka ndonjë teprim në çmime, apo se shërbimi nuk ka vend për përmirësim. Alpet kanë dhe diçka nga deti, pasi kanë të përbashkët troftën, që rritet dhe në lumin e Valbonës. Qytezat alpine janë një si “shartesë” e katundit me qytetin dhe do të ishte gabim nëse do të synohej të kapërcehej i pari nga i dyti. Një turist dëshiron të dëgjojë kumbonët e bagëtive shpateve, të kashaisë kuajt e hijshëm dhe të kalërojë lendinave hipur në to, të prekë furriqet e pulave e ta mbushë vetë shportën me vezë, t’i shohë kopshtnajet me perime dhe t’i këpusë me dorën e tij trangujt dhe mollatarët, të sodisë mullirin arkaik të fshatit tek bluan drithin, se ajo “bio”-ja që ai pret në pjatë nuk bie nga qielli. Pse jo, mund të impovizohen nga banorët dhe ritualet e vjetra të botës së maleve, si Buzmi Bujar, Darka e Djathit etj.

“Lajmi” është se disa që ne takuam na thanë se do të ktheheshin përsëri me të afërmit e tyre. Ky është dhe matësi më i mirë i një turizmi efikas. Ne nuk kemi asnjë të njohur në Valbonë dhe qëllimisht nuk kemi shënuar asnjë emër resorti. Nuk bëhen me “mik” këto punë. Na ka qëlluar të shohim emisione televizive, mbase të sponsorizuara, fokusuar vetëm te një resort apo te një tjetër, por jo që të na jepnin gjithë pamjen e Valbonës etj.

Thirrja e Alpeve është madhështore si vetë ato, në radhë të parë për t’i mbrojtur nga zjarret, sharrat, betonizimi, HEC-et dhe çdo lloji vrastari tjetër i tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!

By adminNovember 8, 2025

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Banorët e…

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.