Skënder Zogaj
Të pastër gjithmonë shtrije dorën, Biri im –
Pa ngrica dëbore, pa helm pa zjarr
Me dritë shpërlaje shpirtin, zemrën, mendjen –
Me miqë kur nisesh në udhë të largët.
Që nga kohët më të lashta udhëtimet janë
Me rreziqe e befasira në çdo hap,
Që të marrin, të japin dhe të mësojnë
Si të qëndrosh dhe si të marrësh hak!
Brenga ka dhe do të ketë gjithmonë njeriu
Pa to s’ka jetë, dashuri as frymë hyjnore
Thirre shpresën, o Bir, se i moçmi ka thënë:
“Ndër kundërshtime s’ban me u ligështue
Mjerë ai që nuk qindron!”


