Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
  • Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
  • Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
  • Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
  • Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
  • Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
  • Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
  • Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Swissalbs zgjedh Klajd Likën, Sipërmarrës të vitit 2022
Diasporë

Swissalbs zgjedh Klajd Likën, Sipërmarrës të vitit 2022

adminBy adminDecember 2, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Të gjitha rrugët shpien në Hotel Kameha Grand në Zürich. Gjithçka është gati për  gala mbrëmjen e ndërmarrësve shqiptarë në Zvicër, të cilën po e organizon edhe këtë vit swissalbs.

©Albinfo.ch/Armend Berisha
©Albinfo.ch/Armend Berisha
©Albinfo.ch/Armend Berisha

Kjo u realizua në një gala mbrëmje glamuroze që mblodhi nën një kulm përfaqësues shqiptaro-zviceranë në fushën e ndërmarrësisë, për të zgjedhur kështu “Sipërmarrësin e vitit 2022”. Platforma mediale albinfo.ch ishte sponsor medial i këtij aktiviteti.

 

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Mysafirët e veshur bukur kanë rrëmbyer vëmendjen me dukjen e tyre festive.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Fillimisht janë pritur në apero të shoqëruar me pikat e përzgjedhura muzikore të kënduara nga Arjeta Zuta në shoqërim të Leutrim Alijit, me piano.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Ngadalë merr fund edhe kjo pjesë, për t`i lënë vendin pjesës qendrore të kësaj ngjarjeje, për të cilën u punua shumë nga stafi i swissalbs.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Tashmë kanë zënë vendin e tyre të gjithë në një sallë përplot të mbushur me ndërmarrës të profileve të ndryshme. Fillon spektakli. Ngjitet ne skenë Xhehtare Rexhaj, moderatore e mbrëmjes, e cila u dëshiron mirëseardhje mysafirëve ndërmarrës.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

“Swissalbs, mes tjerash angazhohet për humanizëm , përkushtim dhe përgjegjësi dhe sot ne festojmë ndërmarrësinë, inovacionet, sukseset dhe shumë më tepër. Prandaj jemi këtu sot për të dhënë çmimin Sipërmarrësi Swissalbs 2022”, ka thënë krejt në fillim Xhehtare Rexha.

©Albinfo.ch/Armend Berisha
©Albinfo.ch/Armend Berisha
©Albinfo.ch/Armend Berisha

Ndërkohë dëgjohen tingujt e daulleve. Gjashtë instrumentistë të grupit “White Cross Drum Corps” me daullet e tyre hyjnë në sallë, në këtë gala mbrëmje të ndërmarrësve. Me goditjet e tyre  luajnë me gjuhën e ndërmarrësve.

Me një fjalë rasti ka përshëndetur të pranishmi kryetari i bordit të shoqatës swissalbs, Përparim Avdili. Politikani shqiptaro-zviceran ka folur për vizionin dhe misionin e swissalbs.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Duke ju drejtuar miqve të Swissalbs-it, sipërmarrësve dhe mysafirëve të tjerë, Avdili, veç tjerash ka thënë: “Çfarë pamjeje! Të gjithë nuk e keni idenë se sa krenare më bën kjo. Kaq shumë bashkëmendimtarë. Kaq shumë me një histori si e imja.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

“Fëmijë të mërgimtarëve, prindërve tanë, të cilët kanë ardhur në Zvicër për të punuar këtu. Si punëtorë sezonalë që kishin kërkuar fat më të mirë ose që kishin ikur nga një luftë e tmerrshme për t’u ndjerë të sigurt këtu me familjet e tyre dhe për të ndërtuar një jetë të re. Me punë të palodhur dhe shumë zell për të na siguruar ne fëmijëve një të ardhme më të mirë dhe të pa brenga. Vetëmohues dhe të guximshëm në të njëjtën kohë.

Dhe ja ku jemi ne, fëmijët. Të vendosur në një jetë të re. Të suksesshëm si sipërmarrës. Të integruar. Pa brenga. Si pjesë e një shoqërie, Zvicrës, të cilën po e formësojmë gjithnjë e më shumë”, ka thënë z. Avdili veç tjerash.

Tani fillon gara e ndërmarrësve. Juria e swissalbs, e përbërë nga juristë, politikanë, ndërmarrës, në një garë të fortë në mesin e shumë konkurrentëve kishte përzgjedhur 6 finalistët, të cilët, në videot e transmetuara në ekranin e madh kanë rrëfyer për biznesin e tyre.

Juria e përbërë nga personalitete që kanë emër të përveçëm në fushën e politikës, ndërmarrësisë, siç janë Nadine Jürgensen, Andri Silberschmidt, Roland Brack, Vllaznim Xhiha dhe Jeton Tolaj kanë ngushtuar listën e finalistëve në top 3.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Bëhet fjalë për Alban Nevzati – swinto, banka e parë digjitale shqiptaro-zvicerane, Klajd Lika  – Bota Systems, një zgjidhje inovative robotike industriale dhe Adis Tairi – CareProcess, një aplikacion që u mundëson infermierëve që me një sqarim të shkurtër, me foto, video dhe në fund me syze virtuale, t`i ushtrojnë të gjitha proceset.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

„Bota Systems“, ndërmarrje kjo e suksesshme me pronar Klajd Lika, me vendimin e jurisë profesionale, ka fituar çmimin e parë si “Ndërmarrësi i vitit 2022”, shkruan albinfo.ch. Lika vjen nga Shqipëria dhe jeton e punon në Zvicër. Ndërsa vendin e dytë, përkatësisht të tretë i ndanë Aplikacioni CareProcess me Adis Tairi, dhe “Swinto” nga bankieri, Alban Nevzati.

Andri Silberschmidt, në emër të jurisë, ka shpallur fituesin, i cili nderohet për angazhimin, vizionin, misionin dhe shpirtin sipërmarrës.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Dhe krejt në fund është caktuar data e edicionit të vitit të ardhshëm,  11 Nëntor 2023, SAVE THE DATE!

©Albinfo.ch/Armend Berisha

Pas ndarjes së çmimeve si pjesë kryesore e ngjarjes, mbrëmja vazhdoi me pjesën artistike, të pasuruar me muzikë të mirëfilltë shqipe nga super Trioja “Dont listen to your neighbours“, të cilët me tingujt e tyre elektrizuan edhe më tej atmosferën deri në orët e vona.

©Albinfo.ch/Armend Berisha

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

By adminNovember 8, 2025

Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit Të dashur qytetarë,…

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…

November 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.