Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në Viti.
Sipas raportit zyrtar, rasti është raportuar më 1 mars 2026 rreth orës 20:40, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar viktimën brenda lokalit. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është shoqëruar në stacion policor dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në kërkim policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Gjilani INFO/


