Pas thirrjes nga Qendra e Operative dhe kërkesës nga Policia Rajonale e Gjilanit, ekipet tona janë angazhuar në operacion kërkimi për personin e humbur Shaban Isufi nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, i cili raportohet se ka probleme mendore.
Në terren janë dislokuar njësitet e kërkim-shpëtimit, në bashkërendim me autoritetet lokale dhe Policinë e Kosovës.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka vazhduar operacionin në mënyrë të pandërprerë deri në gjetjen e personit të humbur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë Rajonale të Gjilanit, Qendrën e Situatave dhe qytetarët vullnetarë, kanë përfunduar me suksese operacionin për kërkimin dhe gjetjën e personit të humbur Shaban Isufi nga fshati Llabjan, komuna e Novoberdës.
Njoftohet se pas gjitha angazhimeve përsoni i humbur është gjetur shëndësh e mirë.
Lidhur me rastin janë falenderuar të gjitha strukturat e përfshira dhe komuniteti lokal për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë operacionit./GJILANI INFO/