Mos humbisni një natë të jashtëzakonshme teatri me produksionin nga Qendra Multimedia, “Të bardhët”, e autorit amerikan Steven Leigh Morris, në regji të Besim Ugzmajlit.
Aktorë: Shpetim Selmani, Verona Koxha, Bujar Ahmeti
“Të bardhët” është një satirë sociale për një liberal të moshuar, një të ri progresiv dhe një populist.
Shfaqja vjen në një kohë kur, në një ambient konzervator e tradicionalist si ky i yni, diverziteti dhe konceptet e reja gjinore e seksuale janë duke u kuptuar e mbjell me frikë, e ku racizmi, i nxitur nga masmedia e rrjetet sociale, ka gjetur akoma më shumë teren për t’u forcuar e marr hov./GJILANI INFO/







