Ekipa e Mjekësisë Familjare, sot në qendër të qytetit në mënyrë simbolike ka shënuar këtë ditë përmes shpërndarjes së fletushkave “Përzgjedhja e mjekut familjar” për qytetarët e rastit, duke biseduar edhe për procesin e përzgjedhjes së mjekut familjar.
Një veprim i tillë është realizuar edhe në QMF të Pozheranit.
Falënderim për të gjithë mjektë familjarë dhe të tjerë që punojnë në QKMF-Viti për përkushtimin dhe profesionalizmin që tregojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Mjeku familjar jep këshilla dhe ofron ndihmë për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit të pacientit që nga lindja e deri në vdekje, bën diagnostikimin e sëmundjes dhe trajtimin e pacientit, udhëzon dhe trajton në mjekimin parandalues të sëmundjes, gjithashtu bën edukim dhe promovim të shëndetit./GJILANI INFO/








