Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Shëndetësinë e kemi prioritet, do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar
Bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për asamble, z.Basri Kamberi dhe z.Hekuran Rapuca, sot takuam stafin shëndetësor të QKMF-së, infermierë dhe punëtorë shëndetësorë që me përkushtim qëndrojnë gjithnjë në vijën e parë të shërbimit.
Këta janë njerëz dhe profesionistë me të cilët mburret i tërë Gjilani, andaj iu jemi mirënjohës gjithmonë për punën e palodhshme.
Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet, andaj do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar.