Skender Zogaj
Poeti i beson thirrjes së popullit
Dhe e ndjek me zemër të hapur
Zërin e nderit dhe së vërtetës
Kur e kërcënon pluhuri i harresës.
Populli e Prometheu përfundi Atlasit
Mbi shpatullat e tyre qielli vuan, por s’rëzohet,
Se Pllumbi është hyji i dritës
Që fluturon nëpër labirintet e shpirtit
Gjithmonë besimtar i paepur
Në kërkim të këngëve të mira
Kah porta e një epokë të re…
Brenda turmës artisti është
këmbana
Që i zgjon të fjeturit dhe i bën orakuj
Të cilët shohin t’padukshmen
Përtej të bëmave,rrenës, mashtrimit
Që ia kufizojnë jetës përjetësinë.


