“Bashkë me disa nga kolegët kandidatë për Kuvendin Komunal, sot vizituam NPL “Tregu”, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës, kushtet, e mbi të gjitha diskutuam me tregtarët për sfidat aktuale të përditshmërisë së tyre”, ka thënë Riad Rashiti, kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Kjo ndërmarrje publike ofron edhe shërbime të tjera efikase, sikurse është mirëmbajtja e hapësirave publike.
“Për këtë, edhe u zotuam që mbështetja jonë nuk do të mungojë në asnjë aspekt, për plotësimin e kushteve sa më të favorshme humane e profesionale, për ta bërë edhe ekonominë e qytetit #MaMirë”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së.