Është mbajtur sot edicioni i 24 i Orës së madhe letrare, në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”.
Këtë edicion e hapi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, Fadil Abazi, ndërsa të pranishmit në emër të Institucioneve komunale i përshëndeti zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Vendin e parë, juria profesionale i ndau poetit Ramë Oraca për poezinë “Rapsodi për 1432 engjëjt.
Vendi i dytë i takoi Bajramali Selimi me poezinë “Pesha e Flamurit” dhe vendi i tretë Mimoza Zejnullahut me poezinë “Përgjithmonë”.
Ndërsa çmimi “Flakadani i Karadakut” i’u nda poetit Sabit Rrustemi.
Manifestimi “Flakadani i Karadakut” do të përmbyllet sonte me natën finale të festivalit të këngëve dhe valleve, ku edhe do të ndahen çmimet për ansamblet garuese./GJILANI INFO/